Nga kamerat e sigurisë dallohet një person që mbulon fytyrën, i cili ka lënë motorin dhe është larguar. Gjithashtu po kontrollohen çdo kamer sigurie për të zbuluar personin që ka ruajtur Lulzim Kullën dhe më pas ka bërë shpërthimin e bombës, ku mbetën të plagosur edhe 7 persona të tjerë.
Report tv ka shkuar një ditë pas ngjarjes në vendin ku ndodhi shpërthimi i fuqishëm. Në zonë ka ende pasoja të shpërthimit me tritol, ndërkohë që dallohen disa kamera sigurie të dëmtuara nga shpërthimi. Banorët dhe tregtarët refuzojnë të flasin, pasi i tremben atij që njihet si i “Forti” i Shkodrës, Lul Kullës.
Më shumë se 20 persona u shoqëruan në Policinë e Shkodrës në rolin e dëshmitarit, por ata janë lënë të gjithë të lirë. Sot policia e Shkodrës nuk ka asnjë të ndaluar si të dyshuar për atentatin, i cili ngjante me një akt terrorist për nga mënyra se si u kryje, pasi u rrezikua jeta e dhjetëra kalimtarëve të rastit, përveç Lul Kullës që ishte objektivi.
Ndërkohë burime nga Spitali i Traumës thanë për Report TV se Lulzim Kulla, Ditmir Myftia dhe Gentjan Suça, të cilët kanë qenë në gjendje të rënë për jetën, ditën e diel kanë dalë nga reanimacioni. Të plagosurit të Trauma janë jashtë rrezikut për jetën, por Lul Kulla ka marrë dëmtime të shumta në këmbë dhe trup.
Gjithashtu, edhe 5 të plagosurit që ndodhen në spitalin e Shkodrës Arjola Gjonaj, Pjetër Arra, Pjeter Daka dhe Gardosileviç Roikq, janë jashtë rrezikut për jetën.
d.c./shqiptarja.com

VIDEO









