Ekspertët: Anulimi i linjës së
energjisë, humb edhe Shqipëria

Ekspertët: Anulimi i linjës së <br />energjisë, humb edhe Shqipëria
Safet Gërxhaliu, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës u shpreh në Prishtinë se, nga dështimi i ndërtimit të linjës së interkonjeksionit humb edhe Kosova, por edhe Shqipëria. Ai tha se, veç dëmit ekonomik, nga dështimi i këtij projekti të dy shtetet kanë pësuar edhe dëm të konsiderueshëm në imazh.

"Si është e mundur që një projekt i tillë të zbatohet në vende të tjera të rajonit, siç është ai që lidh Tiranën e Podgoricën, e të dështojë ai që e lidh Prishtinën me Tiranën. Dhe, të mendosh që një gjë e tillë ndodh në prag të 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë!", tha ai.

Gërxhaliu tha se institucionet e Kosovës duhet të fajësohen më pak për dështimin e këtij projekti, pasi, sipas tij, "topi" ka qenë në "fushën" e Shqipërisë. "Si duket, interesat e grupeve të caktuara janë vënë mbi interesat kombëtare", u shpreh ai. Edhe Ethem Çeku, ish-ministër i Energjisë dhe Minierave, tha se energjetika është një sektor që ka ngecur e, sipas tij, është bërë pengesë në progresin ekonomik të vendit.

"Ne po humbim shumë nga mosrealizimi i këtij projekti, duke mbetur vend i kushtëzuar nga linja 400 kilovolt me Serbinë. Duhet të vrapojmë në realizimin e këtij projekti dhe duhet të jemi shumë të kujdesshëm me investitorët e bankën gjermane", tha ai. Sipas tij, dështimi i projektit është një mbyllje e arteries për sektorin e energjetikës.

Nga ana e tij, Dardan Sejdiu, i Lëvizjes "Vetëvendosje" në opozitë, tha se ndërtimi i interkonjeksionit Kosovë-Shqipëri është domosdoshmëri. "Dështimi i këtij projekti është edhe një dëshmi se dy qeveritë, në Shqipëri dhe në Kosovë, nuk janë të interesuara për zhvillimin e kapaciteteve energjetike, rrjedhimisht edhe potencialit ekonomik dhe pavarësisë në këtë sektor kaq jetik. Kjo përkeqësohet edhe më shumë kur merret parasysh mbështetja e shtetit gjerman për këtë projekt", tha ai.

Shkrimi u botua në numrin e sotëm të së përditshmes SHQIPTARJA.com
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Po drejtonte trajlerin e ngarkuar me krom, humb jetën 37-vjeçari në Kalimash

Po drejtonte trajlerin e ngarkuar me krom, humb jetën 37-vjeçari në Kalimash