Ekspertët e  EURALIU-s: Jo
dënimit të deputetëve për shpifje

Ekspertët e  EURALIU-s: Jo <br />dënimit të deputetëve për shpifje
Misioni i EURALIUS në Shqipëri, nëpërmjet ekspertit Joquin Urias është shprehur se depuetetët janë të lirë që të thonë gjithaçka, madje edhe të shpifin, por të mos mbajnë përgjegjësi para ligjit. Sipas tyre është më mirë të flasin, se sa tu mohohet e drejta për të folur. "Çështje problematike ajo e shpifjes. Mendoj se nuk duhet të lejoni që deputet të ndiqen penalisht për shpifje, pasi është më mirë dhe nga eksperienca evropiane që deputeti të thotë diçka sesa të mos ketë të drejtën të japë mendimin e saj", është shprehur Urias. Ky ishte edhe shqetësimi i deputetit socialist Saimir Tahiri, i cili po bredh dyerve të gjykatave për akuzat që ka bërë në parlament ndaj familjes së kryeministrit Berisha, ndërsa gjykata e ka dënuar me gjobë për shpifje ndaj fëmijëve të kryeministrit.

Një çështje tjetër që u ngrit nga EURALIUS është ajo e kontrollit të banesës. Sipas tyre nuk duhet të kontrollohet banesa kur deputeti është duke kryer aktivitetin që i jep Kushtetuta, pra të jetë në Parlament, pasi sipas tij cënohet parlamenti. Dhe sipas tyre, kjo mund shihet në Kodin Penal, dhe jo në Kushtetutë. "E dyta ka të bëjë me kontrollin e banesës, në rekomandimet ndërkombëtare lejohet që prokurorët të fillojnë një hetim ndaj deputetëve. Një kontroll banese mund të ndikojë në funksionimin e parlamentit. Pasi nëse banesa e tij po kontrollohet tani, deputeti nuk mund të shkojë në punë. Por, pengesë është edhe për prokurorët. Në këtë rast rekomandimi im si ekspert është që ndalimi për kontrollin e banesës të shihet në kodin penal jo në Kushtetutë",- nënvizoi përfaqësuesi i EURALIUS. Por deputeti Pandeli Majko ka ngritur shqetësimin se parlamenti shqiptar funksionon me 71 deputetë, duke vënë në dijeni ekspertët ndërkombëtare, se nëse arrestohet një deputet, parlamenti funksionon me gjysmën e parlamentarëve, pasi me 71 vota dhe më pak votohen ligjet.

PACA
Eksperti i PACA-s dha sqarime të detajuara duke i'u referuar praktikës ndërkombëtare për arrestimin e një deputeti tha se prokurorët lejohen të kontrollojnë banesën e një deputeti. Eksperti propozoi që kontrolli i banesës së deputetëve të parashikohet në Kodin Penal dhe jo në Kushtetutë. Sipas tij në të tilla raste parlamenti duhet të vihet në dijeni në momentin që po bëhet arrestimi. "Nuk nevojitet klauzolë për kapjen në flagrancë, parashikohet automatikisht", tha eksperti i PACA, Tilman Hoppe. Ky i fundit ka bërë thirrje për të bërë heqjen e imunitetit me konsensus. "Gjithësesi më duhet të them se përderisa çështja e imunitetit që po trajtohet në themel dhe pikësëpari në Kushtetutë jemi të mendimit që një cështje e tillë duhet të rregullohet duke ndërhyrë në Kushtetutë. Në të gjithë botën heqja e imunitetit bëhet me konsensus", tha Hoppe.

KRYEPROKURORJA: NDRYSHIME EDHE NE KODIN PENAL
Prokurorja e Përgjithshme Ina Rama i ka kërkuar Kuvendit që të paralelisht me ndryshimet në Kushtetutë të bëhen ndryshime edhe në kodin e Procedurës Penale. "Në thelb duket se këto ndryshime i japin rrugë hetimin dhe ky ka qenë problemi kryesor sepse ne kemi qënë në vështirësi për të hetuar për shkak të mosruajtjes sekretit, për shkak të mospasjes mundësi për të pasur një hetim konfidencial. Ne jemi të realizuar në pritshmërinë tonë. Ajo që do doja unë të shtoja do ishte shumë e përshtatshme që paketa kushtetuese të shoqërohej me një paketë për ndryshimet procedurale ose disa përkufizime të sqarohen më tej që mos zbatohen procedura të gabuara", tha Rama.

(fc/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria skualifikohet nga Euro 2024, a ju pëlqeu loja e Kombëtares



×

Lajmi i fundit

Operacion në zhvillim e sipër, SPAK 20 masa sigurie në lidhje me inceneratorin e Tiranës! Masa për kompanitë guackë, dyshohet edhe për 2 të lidhur me median

Operacion në zhvillim e sipër, SPAK 20 masa sigurie në lidhje me inceneratorin e Tiranës! Masa për kompanitë guackë, dyshohet edhe për 2 të lidhur me median