Ekspertët: Multi-vitaminat nuk
na mbrojnë nga sëmundjet

Ekspertët: Multi-vitaminat nuk<br />na mbrojnë nga sëmundjet
Shumica e suplementeve nuk i parandalojnë sëmundjet kronike ose vdekjen. Ato duhet të mënjanohen. Multi-vitaminat nuk bëjnë asgjë për të na mbrojtur nga sëmundjet. Ekspertët paralajmërojnë se njerëzit që i marrin ato për një kohë të gjatë janë duke humbur para. 

Një studim i dytë ka treguar se funksioni i trurit të njerëzve të vjetër në moshë që marrin vitamina për 12 vjet nuk ishte më i mirë se i atyre që nuk merrnin vitamina.

Të dy studimet janë botuar në botimin e 'Annals Of Internal Medicine' me një paralajmërim për pacientët që të mos harxhojnë kot paratë e tyre.

"Shumica e suplementeve nuk i parandalojnë sëmundjet kronike ose vdekjen, përdorimi i tyre nuk është i justifikuar dhe ato duhet të mënjanohen", thonë ekspertët.

Më shumë se 1,700 njerëz të moshës 50 vjeç dhe shumica e tyre që kishin pasur atak kardiak, gjashtë javë më parë kishin marrë doza të larta multi-vitaminash dhe mineralesh.


(v.gj/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?



×

Lajmi i fundit

I dënuar për trafik droge në Itali, 42-vjeçarit i sekuestrohet pasuri me vlerë 300 mijë euro!

I dënuar për trafik droge në Itali, 42-vjeçarit i sekuestrohet pasuri me vlerë 300 mijë euro!