Ekspertë: Devijimi i Radikës është
krim me pasoja të rrezikshme

Ekspertë: Devijimi i Radikës është<br />krim me pasoja të rrezikshme
TIRANË - Emisioni "Urbanika", në A1 Report mbrëmjen e sotme ka trajtuar temën e devijimit të lumit Radika nga qeveria e Maqedonisë. Në emisionin e drejtuar nga gazetarja, Mirjeta Ngjela, të ftuar ishin specialistë të mjedisit, hidrocentaleve dhe sigurisë kombëtare. 

Të ftuarit thanë se, devijimi i lumit të Radikës është një krim që mund të ketë pasoja të rrezikshme. “Çfarë do të thotë të prekësh ujërat të tillë si Radika?! Ky është një krim me pasoja të rrezikshme ndërkombëtare”, tha eksperti Sulejman Abazi.

Në një lidhje telefonike me emisionin “Urbanika”, gazetari i A1 Report, i dërguar në Dibrën e Madhe, Arsen Rusta, duke iu referuar intervistave me drejtuesit vendorë të zonës, tha se, "çështja e devijimit të Radikës ende është e paqartë për ta, se për çfarë diskutohet dhe çfarë kërkojnë nga autoritete përgjegjëse t’i sqarojnë".
 
“Mungesa e transparencës tregon se nuk ka një projekt, atëherë për çfarë diskutohet. Nëse nuk ka një projekt, duhet të gjendet një zgjidhje, të bëhet një marrëveshje”,- është shprehur kreu i Komunës së Dibrës së Madhe, Ruzhdi Lata duke biseduar me gazetarin Rusta.

Nesër kryeministri Edi Rama do të takohet me kreun komunës së Dibrës së Madhe, Ruzhi Lata, ku do të diskutojnë për projektin “Radika”.

 EKSPERTË: DEVIJIMI I RADIKËS ESHTE KRIM
 
Duke folur në emisionin "Urbanika", ekspertët e sigurisë kombëtare, kanë theksuar, se devijimi i lumit Radika është një krim dhe mund të ketë pasoja të rrezikshme ndërkombëtare
 
“Çfarë do të thotë të prekësh ujërat të tillë si Radika?! Si mundet kësaj zone, që natyra i ka dhënë ujin, të devijohet. Ky është një krim me pasoja të rrezikshme ndërkombëtare”, tha eksperti Sulejman Abazi.
 
Ata theksojnë se diplomacia nuk bën punën si duhet dhe mungesës së një strategjie të qartë për zhvillimin e ujërave, ekspertët theksojnë se ka shumë konventa ndërkombëtare që rregullojnë marrëdhëniet ndërmejt shteteve sa i përket ujrave dhe jo vetëm. 

Redaksia online
(e.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Vrasje të qëllimshme, ndërhyrje në zgjedhje e spiunazh, analiza e DW: Si funksionon lufta hibride e Rusisë! Metodat po bëhen më të sofistikuara

Vrasje të qëllimshme, ndërhyrje në zgjedhje e spiunazh, analiza e DW: Si funksionon lufta hibride e Rusisë! Metodat po bëhen më të sofistikuara