Shkarkimi i Ilir Metës kalon nga Venecia, Komisioni: Do të thërrasim Presidentin /DEBATET

Komisioni hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta miratoi sot me konsensus me 9 vota pro planin paraprak të veprimit dhe rregulloren. Komisioni vendosi që të miratonte në planin e punës që nëse do të jetë e nevojshme të thirren edhe ekspertë të huaj përpos vendasve. Komisioni Hetimor vendosi gjithashtu që t'i drejtohet Komisionit të Venecias për të marrë një opinion për shkeljet Kushtetuese të Presidentit.

Anëtari socialist Alket Hyseni theksoi se komisioni duhet të vendosë në dijeni Presidentin për fillimin e punës dhe që ka të drejtën për t'u shprehur, ndërsa kërkoi që të specifikonte rastin e thirrjes nëse refuzon që të vijë. Por Alban Zeneli theksoi se 'duhet ta thërrasim në radhë të parë me dëshirën e tij, ndërsa herën e dytë pa dëshirën e vet'. Kjo ishte mbledhja e dytë e komisionit që po heton Metën, pasi akuzohet nga shumica se ka shkelur Kushtetutën me dekretin për të anuluar 30 Qershorin.

Debati te Komisioni Hetimor për shkarkimin e Presidentit
Adriatik Alimadhi: Anëtarët e komisionit të kenë certifikatën e sigurisë

Alban Zeneli: Duhet të kemi një ekspertizë profesionale. Në Shqipëri janë të ndikuar, nëse është e mundur që ekspertët tanë ligjorë që do të japin ndihmë për këtë komision të jenë edhe të huaj që mund të asistojnë. Pasi ky komision do të dalë me një opinion më shumë politik se profesional. Mendimi im është që të jemi sa më korrekt. Një ekspert jashtë ndikimeve të politikës së përditshme, të jetë i huaj.

Ulsi Manja: Përpara se t'ia kaloj fjalën Finos kam një sugjerim. Te baza ligjore e këtij komisioni, unë propozoj që të shkohet Kodi i Procedurës Penale. Ligji për komisionet, thotë se zbatohen Kodet e Procedurës Penale. E mira është që të reflektohen.

Bashkim Fino: Duhet të kemi parasysh që është plan paraprak hetimi, po i hapim dritën jeshile si komision për të fituar hetimin. Gjatë gjithë kësaj kohe kemi të drejtë që të bëjmë sugjerime. Mos të fokusohemi thjeshtë te kjo. Mendoj dhe shikoj se nuk parashikohet përcaktimi i ekspertëve. Në rregullore parashikohet eksperti vendas apo i huaj. Kjo duhet të jetë pjesë e planit paraprak të hetimit. Të caktohen ekspertë vendas apo të huaj nëse na duhen. Me ndihmën e ekspertëve do ishte mirë ta përcaktonim në planin paraprak.

Ulsi Manja: Propozimi i Zenelit mbështetet edhe nga Fino. Miratohet me konsensus që të jetë si pikë në hapat që do të ndiqen edhe marrja e ekspertizës vendase apo ndërkombëtare.

Adriatik Alimadhi: Dua që cdo gjë që kalon në komision të jetë e saktë, në procedurë nuk na fal askush që të gabojmë. Kam një sugjerim që të shtojmë dicka në lidhje me KQZ-në, për marrjen e aktit, dekretit që ka nxjerrë Presidenti nga KQZ. Të dëgjonim si e ka trajtuar KQZ-ja dekretin nga ana ligjore.

Ulsi Manja: Hap pas pak këtu bën pjesë edhe KQZ, mund të marrim dokumente apo të thërrasim anëtarët.

Alket Hyseni: Marrja e të dhënave apo dëshmive apo provave të tjera i kemi shumë të gjerë, kur të vijmë te miratimi përfundimtar do të ketë a do na duhet KQZ, pra i listojmë.

Adriatik Alimadhi: KQZ-ja duhet të jetë pjesë e thirrjes.

Alket Hyseni: Zyrtarisht ky komision duhet ti bëjë me dije që ka filluar punën dhe presidenti ka të drejtën për t'u shprehur dhe pastaj të riformulohet neni 112 i rregullores. Pra Presidenti është i detyruar...

Alban Zeneli: Ne duhet ta thërrasim në radhë të parë me dëshirën e tij, ndërsa herën e dytë pa dëshirën e vet.

Ulsi Manja: Rregullat e paraqitjes janë përcaktuar në Kodin e Procedurës Penale. Në këtë fazë nuk besoj se duhet të ndalemi në këtë pikë.

Alban Zeneli: Objekti është të dalë në një përfundim edhe si komision se cfarë momenti e ka shkelur Presidenti Kushtetutën. Disa hapa deri në marrjen e vendimit përfundimtar apo thirrja e Presidentit të bëhet në mënyrë proporcionale me hapat për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese.

Ulsi Manja: Miratohet plani paraprak i hetimit për certifikatën por edhe kërkesën për ekspertë të huaj.

Ulsi Manja: Nëse nuk përmbyllet ky komision brenda afatit të përcaktuar, 3 mujor do i kërkohet Kuvendit të Shqipërisë të shtyhet afati. Varet dhe nga ngritja e Gjykatës Kushtetuese.

Klotilda Bushka: Ky është rasti për t'iu drejtuar Komisionit të Venecias me një kërkesë për opinion.

Alket Hyseni: Më duket mjaft interesante kërkesa, bëhet. Më mirë të bëjmë një orë e më parë.

Ulsi Manja: Komisioni hetimor do i drejtohet Komisionit te Venecias. Bushka do beje gati kerkesen me argumente per t'ia derguar Kryetarit te Kuvendit, i cili ia përcjell më pas Komisionit të Venecias.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë