Ekspertët: Disa minuta ushtrime fizike në ditë mund të përmirësojnë shëndetin e zemrës

Ekspertët: Disa minuta ushtrime fizike në ditë mund të përmirësojnë shëndetin e zemrës

Pas qëndrimin ulur për një kohë të gjatë edhe ushqimeve të shumta gjatë sezonit të festave, Viti i Ri ofron një shans për të bërë ushtrime fizike shumë të nevojshme për trupin.

Një vrapim i shkurtër në park padyshim që do të sillte disa përfitime. Hulumtuesit thonë se vazhdimi i ushtrimeve fizike të moderuara është i mirë për shëndetin në përgjithësi.

“Ke më shumë përfitime nëse zëvendëson dhjetë minuta ulur me dhjetë minuta qëndrim në këmbë. Të gjitha hulumtimet tregojnë se sa i dëmshëm është qëndrimi ulur ose shtrirë. Pra, që nga shikimi i televizionit, udhëtimet, shtrirja në divan apo përqendrimi në telefon”, thotë Dr. Jo Blodgett.

Shkencëtarët në Institutin e Sportit, Fizkulturës dhe Shëndetit pranë Kolegjit Universitar të Londrës zhvilluan hulumtime se si lëvizshmëria dhe modelet e ndryshme të ushtrimeve gjatë 24 orëve janë të lidhura me shëndetin e zemrës.

Ata përpunuan të dhëna nga 15,000 individë nga vende të ndryshme të botës, përfshirë Britaninë e Madhe Australinë, Finlandën, Danimarkën dhe Holandën.

Ata hulumtuan se sa kohë shpenzonin ulur, në këmbë, në gjumë dhe duke bërë ushtrime fizike të kalibrit të lartë.

Në bazë të hulumtimeve ata renditën aktivitetet e ndryshme, duke filluar nga ushtrimet që rritën rrahjet e zemrës dhe ushtrimet e lehta fizike. Më pas u përqendruan tek energjia e harxhuar nga qëndrimi në këmbë, duke fjetur apo qëndruar ulur.

Studimi i publikuar në Gazetën Evropiane të Zemrës gjeti se pesë minuta ushtrime fizike të moderuara që nuk kalonin cakun e fizkulturës së vrullshme kishin një efekt pozitiv në shëndetin e zemrës në krahasim me qëndrimin ulur.

Hulumtimi u financua nga Fondacioni Britanik i Zemrës.

Autorja kryesore e hulumtimeve Jo Blodgett thotë se studimi tregon se lëvizja është gjithmonë e rëndësishme.

“Zëvendësimi i pesë minutave qëndrimi ulur me vrap ose çiklizëm u shoqërua me përfitime për shëndetin e zemrës. Por për të patur të njëjtin përfitim me qëndrimin në këmbë, do t'ju duhet të zëvendësoni disa orë në ditë me qëndrimin ulur”.

Ajo thotë se shkencëtarët krahasuan sa kohë do t'ju duhet të qëndroni në këmbë për të patur të njëjtat përfitime nga një vrapim ose nga ecja në park. Për shembull, qëndrimi në këmbë përpara kompjuterit gjatë punës ka përfitime, tregon studimi.

Sezoni dimëror është një mundësi ideale për të bërë ecje në park, thotë Dr. Snehal Pinto Preiera. Ajo thotë se një ecje prej 20 minutash në ditë është e këshillueshme nga shumica e organizatave të shëndetit publik.

“Nuk është e nevojshme të jetë një ushtrim fizik i vështirë. Mbështetja në murë dhe shtytja. Pra ushtrime të lehta fizike, madje mbajtja e çantave me ushqime kur bën pazarin”, thotë Dr. Snehal Pinto Pereira.

Një mënyrë e shëndetshme për të nisur Vitin e Ri./ VOA

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?