Ekspertët: Melania është thjesht
një “objekt” për Donald Trump

Ekspertët: Melania është thjesht<br />një “objekt” për Donald Trump
Jo vetëm kur bëjmë krahasimin me çiftin Obama, por sa herë që i shohim në daljet e tyre publike çifti Trump duket se nuk ka një marrëdhënia të qëndrueshme.

Një eksperte e gjuhës së trupit, e cila ka analizuar sjelljen e Zonjës së Parë në ditën e inaugurimit të Presidentit të SHBA, Donald Trump ka dalë në përfundimin se Melania është thjesht një “objekt” për burrin e saj
 
 “Melania është një objekt për Trump. Unë nuk shoh ndonjë ngrohtësi apo dashuri të vërtetë, dhembshuri në atë marrëdhënie” tha Susan Constantine, eksperte e gjuhës së trupit.
 Një detaj tepër i rëndësishëm i analizuar nga ekspertët ishte dhe vallëzimi i presidentit me gruan e tij. Në një moment Trump ka ulur dorën për ta prekur atë te legeni, por Melania ia ka larguar dorën. Sipas ekspertes ajo nuk donte të “shkrihej me të si një partner”.
 
Edhe momenti kur Trump doli nga makina dhe u drejtua nga shkallët dhe shtrëngoi duart me çiftin Obama në vend se të ndihmonte gruan e tij të dilte nga makina është një shembull konkret që mes çiftit nuk ka harmoni mes tyre, ndryshe nga Barack dhe Michelle Obama. 

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ministri i Financave mbledh këshillin tatimor: Në fokus goditja e nëndeklarimit të pagave! Me inteligjencë artificiale do të godasim evazionin

Ministri i Financave mbledh këshillin tatimor: Në fokus goditja e nëndeklarimit të pagave! Me inteligjencë artificiale do të godasim evazionin