Ekspertët ngrenë alarmin, kujdes nga aplikacioni rus që ju transformon fytyrën (FOTO)

Ekspertët ngrenë alarmin, kujdes nga aplikacioni rus që ju transformon fytyrën (FOTO)

Face App është një ka manitë e fundit në rrjetet sociale, por ekspertët po ngrenë alarmin. Ky aplikacion i cili është bërë viral kohët e fundit është projektuar nga ekspertët rusë në vitin 2017.

Shërbimi përdor inteligjencën artificiale për të redaktuar një foto të telefonit tuaj dhe e transformon imazhin tuaj lidhur me moshën, ngjyrën e flokëve si dhe ju ndryshon gjininë.

Por ekspertët janë të shqetësuar për një klauzolë të dyshimtë lidhur me të, i cili mund të hyjë, të ruajë imazhet nga rrotulla e kamerës, pa lejën tuaj.

Face App është aktualisht një nga aplikacionet më të shkarkuara për iOS dhe Android.

Por me rritjen e popullaritetit, disa kanë ngritur pyetje rreth asaj se sa të sigurt janë të dhënat tona të përdoruesit dhe çfarë bën me fotot e përdoruesit.

Termat dhe kushtet e aplikacionit në thelb i japin FaceApp qasje për të përdorur, modifikuar, përshtatur dhe publikuar çdo imazh që ju ofroni.

FaceApp lejohet të përdorë emrin tuaj, emrin e përdoruesit ‘ose ndonjë ngjashmëri të dhënë’ në çdo format medial pa kompensim dhe nuk do të keni ndonjë aftësi për ta hequr atë ose për të ankuar për të.

Gjithashtu nuk do t’ju kompensojë për këtë material dhe do të mbajë imazhin shumë kohë pasi të keni fshirë aplikacionin. Përdoruesit e Twitter kanë theksuar gjithashtu origjinën ruse të aplikacioneve - FaceApp është në pronësi të një kompanie, Wireless Lab, e cila është e bazuar në Shën Petersburg. /Daily Mail

 

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Provat sugjerojnë se kundërajrorët rusë e goditën avionin e udhëtarëve para se të rrëzohej në Kazakistan

Provat sugjerojnë se kundërajrorët rusë e goditën avionin e udhëtarëve para se të rrëzohej në Kazakistan