TIRANE - Ekspertët e sistemit bankar janë optimistë se ndryshimet rregullatore për fshirjen e kredive të humbura do të sjellin një ndikim të konsiderueshëm në uljen e shkallës së kredive me probleme.
Bankieri Deniz Deralla, thotë se masat që po ndërmerr Banka Qendrore dhe qeveria do të ndihmojnë në uljen e kredive me probleme dhe do të lehtësonin kredinë e re në ekonomi.
Në fund të Nëntorit 2014, niveli i kredive me probleme ishte 24.2% dhe po qëndron në nivele të përafërta prej rreth një viti e gjysmë. Falë masave administrative dhe rritjes së kredisë së re, ekspertët e sistemit bankar besojnë se viti 2015 do të mund të sjellë më në fund një ulje të përqindjes së kredive të këqija./ATSH/











