Ekspertët: Presim shumë nga qeveria
Biznesi: OK për reformat në taksa

Ekspertët: Presim shumë nga qeveria<br />Biznesi: OK për reformat në taksa
TIRANE- Jemi plotësisht dakord për vendosje tatimi të përshkallëzuar për ata sektorë monopol, të krijuar nga shteti për shërbime të ndryshme, siç është koncensioni i markimit të naftës apo i pullave fiskale.

Ka deklaruar kështu, duke komentuar Programin e qeverisë Rama, sektorin ekonomik, kreu i Dhomës së Tregtisë e Industrisë Tiranë, Nikolin Jakaj. Ndër monopolet, ai përmend shërbimin e shpërndarjes së energjisë elektrike, apo edhe sektorë të tjerë, që mund të mos jenë monopol, si kompanitë celulare apo bankat, që kanë fitime të lartë. Tek të gjitha këto jemi dakord për të rishikuar normën e taksës së tatim-fitimit, shtoi ai.

 AUDITIMI 
Ndërkohë, Agim Binaj, ekspert në fushën e bilanceve dhe sektorit fiskal, e ka quajtur si mjaft të drejtë objektivin e deklaruar tashmë që një kompani e huaj të shikojë, të auditojë dhe të nxjerrë në të vërtetë se në çfarë situate është ekonomia e vendit. Kontrolli i Lartë i Shtetit vetëm konstaton, por nuk konkretizon. Në gjithë këto vite, pavarësisht auditimeve të realizuara nga KLSH-ja, nuk kemi parë asnjë zyrtar të futet në burg. Pra, duhet të dimë ku është e “keqja” e këtij vendi, pastaj të marrim masat, tha ai.
 
TRANSPARENCA 
Sipas Eduard Gjokutajt, ekspert i tatimeve, është fakt që mbulimi i shpenzimeve publike sipas programeve buxhetore në tre vitet e fundit nuk është arritur të realizohet në masën 100%. Arsyet tashmë janë prezantuar dhe lidhen me faktorë brenda dhe jashtë administrimit, objektivë dhe subjektivë. Do të ishte mjaft e vlefshme për politikën fiskale të re që të gjente konsensus me bazë të gjerë për to nëpërmjet bashkëbisedimeve dhe formave të tjera të kanaleve të komunikimit me biznesin dhe qytetarët. Zgjerimi i kanaleve ekzistuese të komunikimit dhe hapja e kanaleve të reja me qytetarët dhe grupet e interesit është hapi më i rëndësishëm për të ndërtuar një imazh më të mirë, duke kombinuar gjithë elementët e shërbimeve të administratës me nevojat dhe kërkesat e qytetarëve, thekson ai.

Efektiviteti fiskal dhe mbledhja në mënyrë efikase e kontributeve fiskale, që duhet të paguajë secili qytetar, lidhet ngushtësisht me kulturën fiskale dhe temën e informalitetit dhe evazionit tatimor, sipas Gjokutajt.

 BUJQESIA 
Nga ana e tij, eksperti i bujqësisë Ismail Beka tha se qeveria e re ka prezantuar një program tejet ambicioz për sektorin e bujqësisë dhe të zhvillimit rural në tërësi, por masa më emergjente që duhet të marrë është shmangia e përmbytjeve të tokave, çfarë kërkon jo vetëm ndërhyrje në sektorin e bujqësisë, por edhe menaxhim efikas të ujërave të hidrocentraleve, të kanaleve të kullimit, të ndaljes së prerjes së pyjeve.
 
BRITANIKET
Nuk është vetëm kryeministri shqiptar Edi Rama, që ka kërkuar që të auditojë financat publike për të parë gjendjen reale të tyre. Auditim po premtojnë dhe laburistët e Britanisë, megjithëse me një tjetër synim: të kontrollohen se si ata do të shpenzojnë paratë nëse do të fitojë zgjedhjet pas dy vitesh. Sipas Reuters, Partia Laburiste e Britanisë do të premtojë një auditim të pavarur të shpenzimeve të saj, në përpjekje për të bindur votuesit skeptikë përpara zgjedhjeve të vitit 2015 se asaj mund t’i besohet drejtimi i ekonominë.
 

AUDITI I HUAJ 
Sipas Reuters, edhe laburistët britanikë do të premtojnë një auditim të pavarur të shpenzimeve të saj, në përpjekje për të bindur votuesit skeptikë përpara zgjedhjeve të vitit 2015 se partisë së tyre mund t’i besohet drejtimi i ekonominë

Shkrimi u publikua sot (24.09.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë