TIRANE- Sipas specialistëve, tregu i të patundshmeve dhe sektori i ndërtimit do të shpejtonin ritmet nëse merren disa masa. Ndër to, përfshihen masat që në një periudhë deri dy vjet të verifikohen të gjitha pronat dhe të çertifikohen përfundimisht ato me pronarë, nëpërmjet kompensimeve të pronarëve të dikurshëm, të cilëve u është marrë prona para apo pas viteve 1991; legalizimit dhe çertifikimit të pronave, të cilat nuk janë pengesë për realizimin e planeve rregulluese të bashkive apo komunave, që do të thotë punë e madhe e ALUIZNI-t.
Nga ana tjetër, kërkohet zbatimi nga institucionet shtetërore i kuadrit ligjor sa më të drejt, duke dhënë sinjale pozitive, si për tregun e brendshëm, ashtu dhe atë të jashtëm, pasi dihet që tregu është i lidhur në mënyrë të pazgjidhur me patundshmërinë. Kjo do të rriste besueshmërinë e këtij tregu, duke stimuluar grupet e interesit në investim, blerje pronash dhe investim, sidomos në rajonet turistike.
/Shqiptarja.com