Eksperti amerikan për Ballkanin:
Beogradi jeton në fantazi

Eksperti amerikan për Ballkanin: <br />Beogradi jeton në fantazi
Prishtinë - Eksperti amerikan për Ballkanin, Daniel Server, ka thënë se platforma e Beogradit për Kosovën tregon se autoritetet serbe vazhdojnë “të jetojnë në fantazi”.

“Fantazia më e madhe në këtë platformë është se Kosova mbetet krahinë autonome e Serbisë dhe se Serbia do të ketë sovranitet mbi Kosovën. Kjo nuk do të ndodhë sepse nuk është aspak realiste”, ka thënë Server për Radion Evropa e Lirë.

Ai po ashtu i ka hedhur poshtë komentet e Beogradit se me platformën në fjalë, Serbia ka hequr dorë nga ndarja e Kosovës.

“Jo, nuk pajtohem me këto vlerësime, sepse mendoj se kjo, pa më të voglin dyshim, është plan për ndarjen e Kosovës. Autoritetet në Beograd bëjnë sikur po u përgjigjen kërkesave të komunitetit ndërkombëtar për largimin e institucioneve të paligjshme serbe nga Kosova, por në fakt këto institucione vetëm se i legalizojnë”.

“Ato po ashtu propozojnë që me komunitetin serb në Kosovë, në asnjë mënyrë, të mos udhëheqin institucionet e Prishtinës, por ato të Beogradit. Andaj, platforma bashkon komunitetin dhe në këtë mënyrë krijon ndarjen”, ka thënë Server.

E ashtuquajtura platformë për Kosovën, që ka propozuar Beogradi ditë më parë, kërkon vetëqeverisje për serbët që jetojnë në Kosovë.

Autoritetet në Prishtinë e kanë kundërshtuar fuqishëm atë dhe kanë premtuar se nuk do të lejojnë që të gjejë zbatim.

Marrë nga QIK
(ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ ‘Darka e fundit’ në Olimpikë, organizatorët kërkojnë falje! Thyhet rekordi i Tokios, 191 atletë pjesë e LGBTQ

Paris 2024/ ‘Darka e fundit’ në Olimpikë, organizatorët kërkojnë falje! Thyhet rekordi i Tokios, 191 atletë pjesë e LGBTQ