Eksperti në Report TV: Në Shqipëri nuk ka krizë energjetike, por kolaps menaxhimi! Na mungojnë rezervat, ndaj detyrohemi të importojmë duke marrë kredi

Eksperti i energjisë, Eduart Elezi tha në Report Tv se në Shqipëri nuk ka krizë energjetike, por bën keqmenaxhim të sektorit duke e çuar në kolaps.

Ai tha se konsumi i të gjithë abonentëve të tarifuar në vend për një vit është afërsisht 5.5 terravat, ndërsa në vitin 2021 Shqipëria prodhoi 9 terravat, duke sqaruar se pjesa tjetër është shitur në treg me çmim shumë të lirë.

“Nuk ka krizë energjetike Shqipëria, ka keqmenaxhim. Prodhimi vendas është 9 terravat, konsumi të gjithëve është 5.5 terravat, që do të thotë energjia është shituar në treg të lirë. Në vitin 2021 Shqipëria ka eksportuar energji, por me çmime të lira. Kryeministri shqiptar çohet dhe thotë kemi krizë energjetike, pa e kuptuar sesi është situata, dhe fusin qeverinë në kredi sovrane. Qeveria i ka dhënë kompanisë 200 milion euro për blerje energjie, ku janë ato para? S’janë të justifikuara.”

I pyetur lidhur me liqenin e Fierzës nga gazetari Andi Kapxhiu, eksperti tha se nëse nuk do të ketë reshje në vend në ditët në vazhdim, niveli i tij mund të bëhet kritik.

“Fierza nëse do të ishte në nivelin 261,  nuk do të prodhonte, është nivel kritik ky.”. tha ai.

Eksperti tha se nëse do të kishte një normalitet të prodhimit, OSHE do merrte 80% të energjisë nga KESH dhe pjesën tjetër nga HEC-et, por ne imputojmë sepse na mungojnë rezervat. Sipas tij duke qenë se e importojmë energjinë na duhet të marrim kredi.

”Nëse do të kishim një normalitet të prodhimit sot OSHE e merr në masën 80% të energjisë e merr nga KESH, e merr 12 euro për megavatori. Pjesa tjetër merretng HEC-et private dhe e merr me 65 euro megavati. Importi është dyfishi i 65-euroshit, dhe kjo është për të mbuluar humbjet OSHE. Për import kemi nevojë nga 1.2-1.4 teravati. Duhet të kishim një rezervë financiare nga eksportet që kemi bërë dhe të mos merrni kredi. Ky sektor është në kolaps menaxhimi. Pra në vend që të kishim rezerva, ne po marrim edhe kredi.”, u shpreh ai.

Duke folur në emisionin “Sot live në Shqipëri” Elezi tha se Shqipëria mund të prodhojë energji vet nga 3.8 megavat deri në 7.5. Pjesa e cila nuk i ofrohet konsumatorit tarifor sipas tij duhet të shitet nga KESH në treg.

“Shqipëria ka një cikël prodhimi që variojnë nga 3.8 terravat ka shkuar edhe në 7.5 në kohën e reshjeve. Këto kanë vendosur një kuotë që KESH duhet t’i jap OSHE vetëm për konsumatorin tarifor, prej 3.8 terravat. Sasia që konsumojnë abonentët tarifor mbulohet nga prodhimi vendas. KESH pjesën tjetër duhet ta shes në treg. Nëse ka tarifa të larta, atëherë KESH duhet t’ia jap OSHE dhe në fund të vitit bëhet balancimi plus minuset e anës financiare, me tarifën më të ulët të tregut të atij viti.”, tha Elezi.

Sipas tij kur qeveria thotë se paguan diferencën mes çmimit real të qeverisë dhe asaj që i jepet konsumatorit gënjen, pasi një kompetencë të tillë e ka vetëm enti rregullatori i posaçëm.

“Rama gënjen kur thotë se qeveria paguan diferencën mes çmimit real të energjisë dhe asaj që vendoset përfundimisht në faturë, kjo më fyen inteligjencës. Tarifa e energjisë përveç entit rregullator që e kalkulon në mënyrën më të saktë, përveç 9 viteve të fundit. Vetëm enti rregullator mund të shprehet për faturat e energjisë.”, tha eksperti i energjisë.

 

 

Video e ploë 

J.GJ./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë