Mendoni se privatizimi i katër HEC-eve do të jetë produktiv?
Privatizimi i kёtyre hidrocentraleve nuk do tё rritë prodhimin e energjisё eektrike nё vend dhe as nuk do tё sjell ndonjё burim financiar pёr investime nё sektorin e energjisё elektrike.
Rezultati i kёtij privatizimi do tё jetё njё barrё shtesё pёr buxhetin e shtetit dhe njё pёrfitim i blerёsit tё mundshёm tё hidrocentraleve. Fitimi do tё jetё i garantuar, sepse, qё nё ditёn e parё tё firmosjes tё kontratёs sё shitjes tё hidrocentraleve, blerёsi ndryshoi vetёm numurin e llogarisё tё shoqёrive tё privatizuara!
Por ky privatizim do tё japë efekt negativ nё tёrёsinё e sistemit elektrik tё vendit. Dobёsimi financiar i KESH-it do tё reflektojё nё pёrkeqёsim tё situatёs financiare edhe tek prodhuesit e rinj tё energjisё elektrike.
Pse mendoni se këtu mungon leverdia financiare?
Blerёsi i hidrocentraleve do ta shesë energjinë elektrike tek KESH-i dhe çmimi i pritshёm do të jetё jo mё i vogёl se shtatё lekë pёr njё kilovatorë energji elektrike. KESH sha kёtё sasi tё energjisё elektrike do t’ia shesë Shpёrndarjes me njё çmim jo mё tё lartё se dy lekë pёr njё kilovatorë.
Siç duket, nё rastin mё tё favorshёm pёr taksapaguesit shqiptarё diferenca midis blerjes dhe shitjes do tё jetё pesё lekë pёr kilovatorë. Po tё kujtojmё se prodhimi vjetor i energjisё elektrike nga katёr hidrocentralet që u shitën arrin 500 milionё kilovatorë, kjo diferencё shkakton njё barrё financiare tё rёndё: plot 18.2 milionё euro.
Kjo barrё financiare prej diferencёs nё çmim duhet tё mbulohet nga KESH-i, kur ky nuk ka asnjё mundёsi reale pёr tё pёrballuar njё shumё prej 18.2 milionё eurosh vit pёr vit. Nё vitin nё vazhdim, vetëm ndaj prodhuesve tё rinj privatë tё energjisё elektrike KESH-i ka njё borxh rreth 15 milionё eurosh, shumё kjo qё do tё vijё duke u rritur nga njёri vit nё tjetrin. Atёhere duket se kёtё borxh do ta paguajё buxheti i shtetit, qё mbushet nga taksapaguesit shqiptarё.
Si u zhvillua procesi i privatizimit të 4 HEC-eve?
Pas dёshtimit tё privatizimit nё muajin qershor 2012, qeveria nxitoi tё bёjё njё tjetёr raund privatizimi pёr hidrocentalet Ulёz, Shkopet, Bistrica 1 dhe Bistrica 2. Qeveria, jo vetёm qё nxitoi, por bёri edhe njё sёrё ndryshimesh nё kushtet e tenderit pёr pjesëmarrësit nё garё.
Lehtёsoi kështu kushtet dhe detyrimet pёr pjesëmarrësit dhe shtoi detyrimet e qeverisё pёr fituesin e mundshёm tё kёsaj gare. Ndryshimet e bёra pёr kushtet e tenderit janё njёra anё e medaljes, qё flet pёr njё proces tё pandershёm, jotransparent, qё do tё shoqёrohet me dёm ekonomik nё buxhetin e shtetit dhe nё xhepin e shqiptarёve, thjesht vetёm nga operacioni i privatizimit.
Por shqiptarёt janё mёsuar tё paguajnё sa herё qeveria ka bёrё privatizime nё sektorёt strategjikë, kёshtu qё, me sa duket, nё heshtje do tё paguajnё edhe kёtё herё.
Pra, me një fjalë, ky ishte një hap që nuk duhet të hidhej?
Qё ky hap nuk duhej hedhur, kuptohet fare lehtё. Edhe qeveria e kupton, por, me sa duket, janё motive tё dyshimta, qё e shtynë ta bёjё kёtё krim tё ri ndaj qytetarёve qё ajo i qeveris.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 05.03.2013
Redaksi Online
(b.m/shqiptarja.com)