Eksperti: Shqipëria ka pranuar
të marrë armët kimike siriane

Eksperti: Shqipëria ka pranuar<br />të marrë armët kimike siriane
Në vitin 2007, Shqipëria u bë i pari vend në botë që shkatërroi të gjitha armët kimike në mënyrë të verifikueshme duke eliminuar më shumë se 16 ton metrik me gaz mustard dhe të tjerë agjentë toksikë. Një gjë të tillë e realizoi për gjashtë muaj duke përdorur një incinerator gjerman dhe me ndihmën teknike zvicerane.  

Bjoern Arne Johnson, një kimist që ka punuar me çështje që lidhen me armët kimike për më shumë se 30 vite, tregon në një intervistë ekskluzive për “Zërin e Rusisë” se përse Shqipëria vendoi të marrë pjesënë procesin e shkatërrimit të armëve kimike të Sirisë.
 
Kur flasin për planin për shkatërrimin e armëve kimike- pse pikërisht Shqipëria? A e shihni si racional një vendim të tillë për të shkatërruar armët siriane në tokën shqiptare?
Shqipëria së fundmi ka shkatërruar të gjitha armët e saj, kështu që mendoj se për këtë arsye e kanë përzgjedhur si vend të mundshëm.

A mendoni se Shqipëria është i vetmi vend që teknikisht mund ta bëjë një gjë të tillë?
Jo, jam i sigurt që ka edhe vende të tjera. Por për momentin janë katër vende, të cilave iu është kërkuar një gjë e tillë: Shqipëria, Belgjika, Franca dhe Norvegjia. Prandaj kanë përfunduar tek Shqipëria, besoj.

A mund të na flisni për pasojat? Njerëzit kanë nisur që të bëhen nervozë kur dëgjojnë se armët kimike do shkatërrohen në vendin e tyre. Po ju pyes se sa e rrezikshme është një gjë e tillë? Çfarë pasojash ka për mjedisin? A ka rrezik për njerëzit që janë pranë vendeve të demontimit?
Natyrisht që është e rrezikshme. Por mendoj se siguria rreth vendeve të demontimit është gjithmonë e mirë dhe procedura është e njohur. Nuk mendoj se nëse bëhet në një vend me siguri, duhet të ketë probleme. Kështu që mendoj se askush nuk duhet të jetë i frikësuar.

Pyetja tjetër është se Shqipëria ka shkatërruar vetëm 16 ton metrik, kurse Siria ka mijëra ton me gaz sarin? Si mund të transportohet diçka e tillë?
Ata kanë diskutuar për ta bërë diçka të tillë me anije. Por më duket se Suedia ka thënë se mund ta transportojë me avion. Dhe mendoj se kjo është e mundur që të bëhet nga Siria për në Shqipëri, për shkak se nuk duhet të kalojnë vende të tjera. Për shkak se kjo metodë është përdorur në Norvegji, mendoj se do jetë e pamundur për shkak se duhet të kalosh shumë vende dhe mendoj se do nuk do ketë një leje për ta bërë këtë. Por nga Siria në Shqipëri- mendoj se kjo është e mundur.

Por nga pikëpamja teknike sa e mundur është që kjo të bëhet në mënyrë të sigurt? Duhet të kemi parasysh edhe presionin e ajrit, ndryshimet. A është e rrezikshme?
Nëse këto armë vendosen në kontejnerë të sigurt dhe futen në një avion si Hercules, mendoj se është e mundur që të bëhet një gjë e tillë. Nuk ka ndonjë presion të madh në një avion të tillë.

Mirë, le të flasim për mundësinë që një gjë e tillë të bëhet në Siri. A nuk mund të krijohet aty një sistem i ngjashëm me atë në Shqipëri? Apo është e shtrenjtë? Ndoshta duhet kohë. Sa duhet për të vendosur në punë një incinerator që mund të shkatërrojë armët në Siri?
Ndoshta do të duhet kohë për të bërë një gjë të tillë. Dhe mendoj se kjo është arsyeja pse nuk e bëjnë. Natyrisht Siria nuk është një vend i sigurt për ta bërë këtë gjë. Por kemi edhe një rezolutë që kërkon që Siria të largojë armët kimike nga vendi përpara fundit të vitit. Është një afat që askush nuk do ta shkelë.

Kjo është një çështje më shumë politike. A mendoni se Shqipëria dhe shqiptarët do të pranonin të merrnin pjesë në proces? A mund të kundërshtohet një gjë e tillë. Unë vetë nuk do isha e lumtur nëse një gjë e tillë do ndodhte pranë meje…
Sërish, është shumë e rëndësishme të kesh informacion për këtë gjë. Sepse siç e thashë, vetëm fakti që janë armë kimike i terrorizon njerëzit. Prandaj duhet një shpjegim dhe një garanci për atë që duhet bërë.

Sërish këmbëngul se problemi më i madh do jetë transporti…
Mendoj se duhet bërë me anije, por sërish do ketë diskutime. Suedia thotë se mund t’i largojë me avion. Por mendoj se këto gjëra do diskutohen, edhe pse unë preferoj anijen.

voice of rusia
(Në foto: Intervista dhënë nga eksperti suedez për “Zërin e Rusisë”)
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Anti-berishistët mbledhin firmat për partinë e re, a do të mbështetet?



×

Lajmi i fundit

Ushtria izraelite: Një marinar i vrarë dhe dy të plagosur nga sulmi i Hezbollahut

Ushtria izraelite: Një marinar i vrarë dhe dy të plagosur nga sulmi i Hezbollahut