TIRANE- Arresti respirator ka shkaktuar vdekjen e pacientit Luca Olivoto, është ky përfundimi i arritur nga mjëkësia ligjore.

28 vjecari Luca Olivoto ndërroi jetë më 18 tetor në qendrën spitalore Nënë Tereza pasi u dërgua aty nga klinika private “Universal Hospital Tirana”, ku ishte shtruar për kurimin e një tumori.

Ekspertët mjeko ligjorë i kanë dërguar përfundimet prokurorisë së Tiranë. Sipas raportit Luca ka pësuar një arrest respirator i cili i ka shkaktuar vdekjen pas ndërhyrjeve në sallën e operacionit, ku ish shtruar për kurimin e një tumori me kurën me Sodë buke.

Përgjigjet e këtij raporti përmbajnë shkakun e vdekjes, përgjigjen e analizave të kryera në trupin e Lucas si dhe të dhëna për prezencën e qetësuesve të përdorura gjatë operacionit, por deri më tani ende nuk është gjetur prezenca e sodës së bikarbonatit. Ndërkohë që i ati i 28 vjeçarit pat deklaruar më parë se djali i tij është mjekuar me sodë e buke e cila nuk mund të lërë gjurmë në organizëm.

Aktualisht pritet që grupi hetimor të zbardh shkaqet se pse u shkaktua ky arrest respirator në mushkëri, ku dyshimet janë nga mjekimi i gabuar e deri në probleme të mëparshme të pacientit me rrugët e frymëmarrjes.

Vdekja e Lucas është ende një çështje në hetim për drejtësinë shqiptare dhe përgjigja e këtij raportit mjeko-ligjor, pritet të ndihmojë grupin e hetimit të dalë me një version për vdekjen e tij.
Tulio Simoncini u akuzua publikisht nga prindërit e Luca Olivotos si përgjegjësi për vdekjen e djalit të tyre. Ai është person në hetim për drejtësinë shqiptare dhe për të është marra masa e bllokimit të pasaportës nga autoritetet shtetërore shqiptare.

(sg/shqiptarja.com)