TIRANE- A1Report siguron fotot dhe skicat e akt ekspertimit autoteknik të aksidentit ku më 20 nëntor humbi jetën deputeti i Partisë Demokratike Sokol Olldashi.

Nga ekspertiza autoteknike prej 17 faqesh, thuhet se shkak i aksidentit ishte pakujdesia e shoferit dhe mungesave e barrierave mbrojtëse në rrugë.

Ekspertiza e cila mban firmën e inxhinierëve Artur Sulçe, Kastriot Yzeiri, Arjan Janku, Donetin Papa shpjegon në mënyrë të detajuar dinamikën e aksidentit duke dhënë përgjigje për gjithçka ka ndodhur atë mbrëmje.

Katër ekspertët kanë arritur në përfundimin se shkaku determinant teknik i ndodhjes së aksidentit janë shkeljet e kryera nga drejtuesi i autoveturës dhe konkretisht:
 
Shpejtesia, Mosrespektimi i sinjalizimit rrugor si dhe mos përdorimi i rripave ëe sigurimit dhe sistemeve të fiksimit, por ka ende një mister pasi në pjesën e brendëshme të mjetit nga ekspertët është konstatuar se depozita e alkolit të frenave ishte e zbrazët. Ku nga verifikimet e kryera në Mercedezin me targa AA003NH rezulton se depozita pas përplasies nuk është e çarë dhe alkoli ka rjedhuar pasi mjeti është përmbysur.
 
Në kontrollin e sistemit të frenimit ekspertiza rezulton se dhe elemtët përbërës të sistemit të frenimit rezultojnë pa probleme. 

Sic duket nga fotot e fiksuara nga ekspertët janë dëmtime në pjesën e përparme të automjetit, në pjesën e sipërme, si dhe në tavanin e automjetiti ku rezulton pjesa e dritares së tavanit.

6 PYETJET E PROKURORISE  
E bazuar në këto dëmtime, prokurori Ramadan Troci ka kërkuar nga ekspertët ti japin përgjigje 6 pyetjeve.
 
Cila eshte gjendja teknike e automjetit me targe AA 003 HN para dhe pas ndodhjes se aksidentit, referuar kqyrjes se mjetit, kqyrjes se vendit te ngjarjes si edhe dokumentacionit te mjetit?
Cila eshte kinematika dhe dinamika e aksidentit ku ka mbetur i vdekur shtetasi Sokol Olldashi?
Referuar te dhenave teknike te automjetit, e pajisjeve elektronike te inkorporuara ne te, a ka lene gjurme ne spidometrin e tij se sa ka qene shpejtesia e levizjes se tij ne momentin e ndodhjes se aksidentit?
A konstatohen shkelje te rregullave te qarkullimit rrugor  ne aksidentin e ndodhur,  nese po cilat jane ato dhe nga kush jane shkelur?
Cila eshte sjellja e drejtuesit te mjetit ne raport me sinjalistiken vertikale dhe horizontale te ndodhur ne kete segment rrugor ku eshte vertetuar aksidenti?
Cila prej shkeljeve ka lidhje te drejteperdrejte me ardhjen e pasojes, pra cili eshte shkaku determinant i shkaktimit te aksidentit?

PERGJIGJET E EKSPERTEVE
Nga përgjigjet e 4 ekspertëve rezulton se mbi bazën e çertifikatës së kontrollit teknik automjeti para aksidentit ka qenë në gjendje të rregullt teknike. Pas aksidentit ekspertët e kanë gjetur të palëvizuar automjetin dhe kanë konstatuar se i gjithë sistemi i drejtimit në të gjithë elementët përbërës volanti, grupi i timonit, paralet kokat e zbarave janë të rregullta. 

Për sa i përket kinematikës dhe dinamikës së aksidentit ku humbi jetën z.Olldashi eskpertët shprehen se aksidenti ka ndodhur në një kthesë në të majtë, në rrugë të asflatuar me gjerësi 7 metra me asfalt dhe me lagështi në kushtet e erresirës. Për eskpertët nëse do të ekzistonte një strukturë gardh mbrojtës metalik mjeti nuk do të dilte nga rruga në të djathtë siç shpjegohet dhe në foto dhe në skicën teknike.

Ekspertët përjashtojnë mundësinë që aksidenti të jetë shkaktuar si pasoje e një perplasje midis dy automjeteve, por si pasoje e daljes anësore në të majtë të Benz-it me targa AA 003 HN.

Siç shihni dhe anë të kësaj skeme të detajuar ekspertët japin 4 pozicionet e automjetit të përfshirë në aksident, pozicioni i daljes nga rruga, i rënies në krahun e djathtë, rënia në krahun e djathtë dhe pozicioni i kthimit përmbys ku është dëmtuar dhe drejtuesi i mjetit.

Automjeti ka rënë në rrugën e varrezave është përmbysur fort me rrotat në ajer, është shkëputur dritarja e tavanit dhe për shkak se koka e drejtuesit të mjetit kapet nga dritarja e tavanit ana e djathtë ku kanë mbetur dhe flokët, kanë sjell dhe momentin fatal ku drejtuesi i mjetit për shkak të mos vendosjes së rripit të sigurimit ka rënë në kontakt me tehet e mprehta të kesaj dritarë në pjesen e sipermë të gabines e cila i shkakton demtime vdekjeprurëse drejtuesit të mjetit.

Për ekspertët vetë z.Olldashi ka shkelur rregullat e qarkullimit rrugorë duke mos ulur shpejtësinë si dhe duke mos vendosur rripin e sigurimit. Por një përgjegjësi jo e pakët bie mbi entin pronar të rrugës, ku sipas ekspertëve e vërtetuar kjo dhe me foto dhe skicën shpjeguese nuk janë vendosur barierat e sigurisë në pikat kritike të cilat rrisin sigurinë e përdoruesëve të rrugës në qarkullim.