Ekspertja e gjuhës së trupit tregon se çfarë mesazhi përçuan liderët e dy Koreve/VD

Ekspertja e gjuhës së trupit tregon se çfarë mesazhi përçuan liderët e dy Koreve/VD

Liderat koreano jugor dhe ai verior në takimin historik së bashku

Ekspertët e gjuhës së trupit janë të bindur se shtrëngimi i duarve dhe përqafimi mes liderëve të dy Koreve, është pjesë e përpjekje që të sigurohen se mesazhi për unitet dhe miqësi të kuptohet në mbarë botën.

Judi James ka deklaruar se gjuha e trupit të Kim Jong-un tregon se ai “vazhdimisht po dëgjonte me vëmendje”, derisa buzëqeshja në fytyrën e presidentit jugkorean Moon Jae-in flet për dëshirën e madhe për paqe.

Ajo gjithashtu ka bërë të ditur se paraqitja e tyre dhe mesazhi për unitet, ishte i ngjashëm i atij të presidentit amerikan Donald Trump dhe atij francez Emmanuel Macron.

Kim Jong-un është lideri i parë i Koresë së Veriut që ka shkelur në territorin e Koresë së Jugut pas 65 viteve, ku u takua me homologun e tij Moon në paralelen 38 në fshatin Panmunjom që ndanë dy Koretë.

Dikur armiq të përbetuar, sot kanë shkëmbyer përqafime dhe shtrëngime duarsh e buzëqeshje në fytyrë, para se ta mbjellin një pemë së bashku.

Kim dhe Moon gjithashtu kanë nënshkruar një deklaratë të përbashkët ku janë pajtuar që t’i japin fund luftës mes dy Koreve që kishte filluar në vitin 1950, dhe që zyrtarisht kurrë nuk ishte nënshkruar traktati i paqes.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë