Ekspertja e turizmit: Shqipëria një destinacion pa kufizime për turistët! Hapja e kufirit me Italinë dhe Greqinë do të ishte një fitore e madhe për ne

Ndodhemi zyrtarisht në stinën e verës dhe qytetarët tashëm kanë filluar që të rezervojnë pushimet e verës. Ekspertja e turizmit, Flora Xhamani Baba, e ftuar në Report Tv, tha se Shqipëria është një destinacion i hapur, i lire dhe pa kufizime kundrejt masave anti-COVID.

‘Shqipëria është një prej destinacioneve që do të jetë e hapur, e lirë dhe pa kufizime jo vetëm për vetë shqiptarë që duan të pushojnë por edhe për të huajt që duan të vijnë nga çdo anë. Shqipëria nuk do të ketë asnjë lloj kufizmi për çështjen e COVID, nuk do të ketë certefikatë vaksine, test PCR, etj. Mund të jetë një vend që mund të shijohet lirisht. ‘- tha ekspertja e turizmit.

Më tej Xhamani Baba, shtoi se nëse kufiri me Italinë dhe me Greqinë hapet është një fitore e madhe për ne. Po ashtu ekspertja e turizmit u sugjeroi qytetarëve që të vizitojnë Sarandën këtë sezon qoftë edhe për fundjavë.

‘Nëse hapet Italia dhe Greqia është një fitore e madhe për ne. Kemi edhe vetë shqiptarët që mezi po presin të vijnë në shtëpi dhe ato ndihmojnë ekonominë.  Lëvizja është jetë dhe është turizëm, nëse hapen këto destiancione është një fitore për të dyja palët. Kjo dëshirë për ti mbajtur qytetartë në ‘shtëpi’ që të kthejnë paratë aty po u kthehet në bumerang. Ne vjet kishim llogaritur zeron sikur nuk do punim fare. Duhen së paku 2 ose 3 vjet të shkojmë në nivelin e 2019, por këtë sezon presim 50% më shumë turistë

Kemi disa handikape shumë të mëdha në sektorin turistik. Turizmi duhet të trajtohet si një sektor prioritar. Unë ndjej për detyrë që të sugjeroj fort Sarandën, edhe për fundjava. E bëjmë këtë thirrje si një ftesë për të gjithë ato që lëvizin deri në Vlorë Dhërmi që të shkojnë, në Sarandë. Tani në qershor çmimet janë të leverdishme dhe Saranda ka hotele shumë të mira pritëse dhe me standarde.’- tha Flora Xhamani Baba.

M.Q.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë