Ekspertja gjermane: Samiti i Berlinit orientoi zgjidhjen e krizës ballkanike

Ndërsa një ditë para Samitit të Berlinit, Presidenti i Kosovës Hashim Thaci ishte optimist për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse dhe përfundimtare me Serbinë, e cila do të sillte stabilitet edhe më të madh në Ballkanin Perëndimor, pas përfundimit të takimit, ai u shpreh se: “Emëruesi i përbashkët mes Kosovës dhe Serbisë ishte mospajtimi”.

Për shumë opinionist, njohës të çështjeve ballkanike, Samiti i Berlinit u mbyll pa asnjë marrëveshje dhe pa përmbushur pritshmëritë e vendeve pjesëmarrëse. Por për Adelheid Feilcke, eksperte e çështjeve të Ballkanit dhe Drejtoreshë e Departamentit të Europës në Deutsche Welled: “Sikur gjysma e konkluzioneve të këtij samiti të çohet seriozisht përpara, atëherë ky samit arriti shumë”.

E ftuar në stacion televiziv publik Phoenix, degë e të mirënjohurit ZDF, Feilcke u shpreh se: “kryefjala e Samitit të Berlinit ishte stabiliteti, rreth të cilit u bashkuan Gjermania, Franca dhe vendet e  Perëndimor. Ai ishte edhe emëruesi i përbashkët politik si dhe një pikënisje realiste pozitive që artikulon qartë interesin për Ballkanin, pa pasur pritshmëri të kota dhe ndezje shpresash.

Për Adelheid Feilcke, është shumë e vlerësueshme që në fund të këtij samiti, Franca dhe Gjermania  dolën me konkluzione politike si: qëndrimi i patundur pro demokracisë, shtetit ligjor, luftës kundër korrupsionit si edhe forcimin e rolit të shoqërisë civile dhe mediave të pavarura. Për eksperten gjermane të politikave ballkanike: “bazuar në këto parametra u caktuan dhe vijat orientuese për zgjidhjen e konfliktit Kosovë-Serbi”.

Drejtoresha e Departamentit të Europës në Deutsche Welled tha gjithashtu se: “Grindjet mes Prishtinës dhe Beogradit ishin ndoshta arsyeja më urgjente pse u thirr Samiti i Berlinit”. Sipas saj: “duhej ti vihej fre idesë së korrigjimit të kufijve, një "deal" që presidentët e të dyja vendeve, me mbështetjen amerikane, prej muajsh e kishin sjellë në skenë”.

E pyetur për vazhdimin e dialogut mes Serbisë dhe Kosovës, Feilcke, tha se: “Këmbëngulja e Angela Merkel dhe Emmanuel Macron për një dialog të udhëhequr nga BE-ja, dha më në fund një efekt: Serbia dhe Kosova do të futen sërish në dialog nën ndërmjetësimin e BE-së, me qëllimin e arritjes së një marrëveshjeje të zgjeruar dhe përfundimtare, që i shërben stabilitetit në rajon dhe hap rrugën drejt Europës”. Ajo u shpreh e sigurt se: “Sikur gjysma e konkluzioneve të këtij samiti të çohen seriozisht përpara, atëherë ky samit arriti shumë”. Për Adelheid Feilcke: “dueti i fuqishëm europian solli një dinamikë të re në proceset e ngecura apo të orientuara gabim në rajon, sidomos në marrëdhënien mes Kosovës dhe Serbisë. E rëndësishme është që ky impuls dhe presion të mbahet gjallë nga Berlini dhe Parisi. Ndryshe ato do të bëheshin shpejt pluhur diku mes Beogradit e Prishtinës”. /Përgatiti Ilir Çuçi

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Arsyet pse SHBA i rikujtoi Sali Berishës sanksionet

Ylli Pata: Arsyet pse SHBA i rikujtoi Sali Berishës sanksionet