Ekspertët në Mbretërinë e Bashkuar paralajmërojnë tejmbushje të spitaleve

Ekspertët në Mbretërinë e Bashkuar paralajmërojnë tejmbushje të spitaleve

Pavarësisht vaksinimit që vazhdon me shpejtësi të madhe në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar  dhe kufizimeve të vendosura në vend autoritet në të gjithë vendin u kanë kërkuar spitaleve të jenë në gatishmëri pasi mund të përballen me të njëjtin fluks si në pranverën e vitit të kaluar.

Mjeku i vjetër Prof Andrew Goddard tha se varianti i  ri po përhapet në të gjithë vendin. Kjo vjen në një kohë ku janë konfirmuar  57,725 infeksione të reja gjatë 24 orëve të fundit.

Kjo është dita e pestë me radhë që rastet e reja ditore kanë qenë mbi 50,000 dhe e çon numrin e përgjithshëm të rasteve në 2,599,789.

Ndërkohë që u shënuan edhe 445 vdekje të tjera duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 74,570.

Specialistët shprehen se rastet janë rritur ndjeshëm veçanërisht në spitalet në Londër dhe Anglinë jug-lindore sa që disa pacientë janë zhvendosur jashtë zonës.

Ndërkohë, vaksina Oxford-AstraZeneca ka filluar të mbërrijë në spitale, me dozat e para që do të jepen të hënën.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Tensionohet protesta te Sheshi Uilson, Bledjon Nallbati kapet pas autobotit të ujit! Dhjetëra efektivë e rrethojnë, ujë dhe spraj me piper, përparon Policia

Tensionohet protesta te Sheshi Uilson, Bledjon Nallbati kapet pas autobotit të ujit! Dhjetëra efektivë e rrethojnë, ujë dhe spraj me piper, përparon Policia