Eksploziv 'Audi-t' në Vlorë, nga flakët digjet 'Benz-i' dhe një mjet tjetër
Një shpërthim eksplozivi ka ndodhur gjatë natës së kaluar në qytetin e Vlorës. Report Tv mëson se lënda eksplozive i është vënë një mjeti tip ‘Audi Q7’, në pronësi të shtetasit D. Sh. Ndërkohë, nga flakët janë djegur dhe dy mjete të tjera.
Një shpërthim eksplozivi ka ndodhur gjatë natës së kaluar në qytetin e Vlorës. Report Tv mëson se lënda eksplozive i është vënë një mjeti tip ‘Audi Q7’, në pronësi të shtetasit Zinih Shehu, 38 vjeç, i cili është me origjinë nga Gjirokastra dhe merret me ndërtim.
Ndërkohë, nga flakët janë djegur dhe dy mjete të tjera, njëri prej të cilëve është mjeti tip ‘Benz’, me targa AA 424 RC. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Pyjores, në qytetin bregdetar, ndërsa policia ka shkuar në vendngjarje dhe pritet të zbardhë shkaqet e shpërthimit.
Njoftimi i policisë:
Më datë 09.04.2018, në lagjen ''1 Maji'', ka shpërthyer dhe ka marrë flakë automjeti tip ''Audi Q-7'', në pronësi të shtetasit Z.Sh., të cilin e kishte të parkuar para banesës.
Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes si dhe për identifikimin e kapjen e autorit/ëve.
Shkrumbohet plotësisht 'Audi' me targa italiane/ FOTO
Një tjetër makinë shtë shkrumbuar nga flakët gjatë natës së kaluar. Pas shpërthimit me eksploziv në një 'Audi', ku u dogjën dhe dy makina të tjera, flakët kanë shkrumbuar dhe një mjet tjetër.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Bishan të qytetit bregdetar dhe dyshohet e qëllimshme, ndërsa mjeti është në pronësi të shtetasit Admir Malaj, i cili ishte kthyer nga Itali tri ditë më parë.
Report Tv sjell foto nga vendngjarja, ku duket se mjeti tip 'Audi A7' është djegur totalisht. Burime të Report Tv bëjnë me dije se mjeti i djegur ishte me targa italiane.
Njoftimi i policisë:
Gjithashtu, më datë 09.04.2018, në fshatin Bishan, ka marrë flakë automjeti tip ''Audi A-7'', në pronësi të shtetasit A.M., të cilin e kishte të parkuar pranë banesës.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve së zjarrit të automjet.