Bombë me telekomandë në makinën e drejtoreshës së Operatorit të Kujdesit Shëndetësor në Shkodër, bëhet shpërthim i komanduar! Autori me motor hodhi lëndën plasëse (VIDEO)

SHKODËR-  Suida Kuka, drejtoreshë e Operatorit të Kujdesit Shëndetësor në Shkodër, i ka shpëtuar mrekullisht një atentati të organizuar kundrejt saj, pasi i kishin vendosur eksploziv me telekomandë në gomën e parë të makinës, i cili do të shpërthente sapo ajo të futej në mjet.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00 në lagjen Vojo Kushi, dhe dyshohet se sasia e lëndës eksplozive, sasia e të cilës ishte rreth 200 gramë tritol, u hodh në gomën e parë të makinës së saj tip ‘Range Rover’, nga një person, i cili po udhëtonte me motor.

Gazetari i Report Tv, Ergys Kavaja bën me dije se ishte vetë Suida Kuka, që ka konstatuar pakon e çuditshme, e cila ishte mbështjellë me një letër të verdhë dhe të kuqe dhe ka njoftuar menjëherë policinë. Policia ka bërë rrethimin e zonës dhe evakuimin e banorëve. Lënda plasëse, më pas është shpërthyer nga forcat xheniere, të cilat kanë kryer shpërthimin e telekomanduar.

Mbetet mister qëllimi i vendosjes së eksplozivit. Burime për Report Tv bëjnë me dije se Suida Kuka në dëshminë e dhënë në polici ka deklaruar se nuk ka konflikte me persona të tjerë dhe se nuk ka marrë kërcënime në lidhje me detyrën apo me jetën e saj personale.

Suida Kuka nuk ka një angazhim të gjatë në jetën aktive politike në Shkodër. Kuka, më parë ka mbajtur pozicionin si drejtore e Njësisë Vendor e Kujdesit Shëndetësor në Shkodër dhe në muajin maj ishte emëruar drejtore e Operatorit të Kujdesit Shëndetësor për rajonin Verior, post që më herët e ka mbajtur Astrit Beci.

Drejtoria rajonale e Shkodrës e operatorit të Shërbimit të Kujdesit Shëndetësor, të cilën drejton Kuka, ka nën varësinë të saj njësitë e ofrimit direkt të shërbimeve, të cilat përfshijnë njësitë vendore të kujdesit shëndetësor, qendrat shëndetësore, klinikat dhe institucionet shëndetësore me shtretër, spitalet.

Kompetencat e Suida Kukës

Planifikojnë nevojat për shërbime të kujdesit shëndetësor në nivel rajoni;
b) Garantojnë që shërbimet shëndetësore të ofrohen brenda standardeve, në kohë, brenda buxhetit dhe në cilësinë e kërkuar, në territorin që mbulojnë;
c) Koordinojnë, monitorojnë dhe sigurojnë ofrimin e shërbimeve të kujdesit shëndetësor në nivel rajoni, pranë vendbanimit, për të gjithë qytetarët;
ç) Kryejnë procedurat për menaxhimin e burimeve njerëzore në sistemin shëndetësor parësor, shëndetin publik dhe spitalor (planifikimi i nevojave, rekrutimi, trajnimi etj.) për rajonin përkatës;
d) Bashkëpunojnë me Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH) për çështje të lidhura me financimin e kujdesit shëndetësor;
dh) Bashkërendojnë punën ndërmjet të gjitha strukturave që kanë në varësi.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:18
Bombë me telekomandë makinës së drejtoreshës së Shëndetit Publik në Shkodër, do të shpërthente kur zyrtarja të futej në mjet

1656436670_KUKA660x330.jpg

Lënda plasëse e vendosur në makinën e drejtoreshës së Operatorit të Kujdesit Shëndetësor në Shkodër, Suida Kukës, ishte eksploziv me telekomandë, thonë burime për Report Tv, nga grupi i forcave xheniere. Dyshohet se lënda plasëse do të shpërthente gjatë kohës që drejtoresha mund të hipte në makinë.  Dyshohet se lënda shpërthyese ishte në sasinë 200 gramë.

Askush nuk e mori seriozisht atë që po ndodhte, pasi lënda plasëse ka qenë e mbështjellë me një letër moltoje, ngjyrë e bardhë dhe e kuqe. Sakaq mbetet mister qëllimi i vendosjes së eksplozivit.

Suida Kuka ka dhënë dëshminë dhe ka deklaruar se nuk ka konflikte me persona të tjerë, ndërsa nuk ka marrë kërcënime në lidhje me detyrën apo me jetën e saj personale.

Ora 21:01
Lënda plasëse në makinën e drejtoreshës së Shëndetit Publik, momenti pak pas shpërthimit të eksplozivit nga forcat xheniere në Shkodër (VIDEO)

 

Kanë dalë pamjet pak pas shpërthimit të kontrolluar të kryer nga forcat xheniere të lëndës plasëse të vendosur në makinën e drejtoreshës së Operatorit të Kujdesit Shëndetësor në Shkodër, Suida Kukës.

Ora 19:57
Dalin pamjet, ja ku ishte vendosur eksplozivi në makinën e drejtoreshës së Shëndetit Publik në Shkodër

1656438878_makina.jpeg

Lënda plasëse në makinën e Suida Kukës, drejtoreshë e Operatorit të Kujdesit Shëndetësor në Shkodër ishte vendosur nën gomën e parë të makinës ‘Range Rover’. Siç shihet edhe nga pamjet e siguruara nga Report Tv, ajo është mbështjellë me një letër të verdhë dhe të kuqe. Ka qenë vetë Kuko që ka konstatuar pakon e lëndës plasëse dhe ka njoftuar policinë.

Ora 18:56
Eksploziv pranë mjetit të saj, kush është drejtoresha e Operatorit të Kujdesit Shëndetësor në Shkodër, mori detyrën pak muaj më parë

Suida Kuka është drejtoresha e Operatorit të Shërbimit Shëndetësor në Shkodër, që iu vu eksplozivi. Ajo mori detyrën në 16 maj 2022.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • loredana: 29/06/2022 11:51

    mirsevini ne Shkoder kryeqyteti i albanistanit

    Përgjigju
  • Nana: 29/06/2022 11:03

    Me turp nuk ka ,por dhe gjynah i madh me u mundu me demtu nje femer per cdo arsye qofte , vetem frkacaket veprojne ne kete menyre dhe perbindshat : O njerz ejani ne vete , mos beni ctu vije ne mendje e ne dore , zoti nuk harron , do ta ktheje nj dite me te njejten monedhe.Lexojme lloj lloj komentesh ,mos harro se i lexo dhe femija jot keto ,e cfare meson. Ju lutemi ndergjegjesohuni se jemi ne kohe ndryshe.Respekte...

    Përgjigju
  • ymeri: 29/06/2022 00:56

    Disa thone se eshte dashnorja e dikujt,,,nxirreni emrin se su be qameti te sqarohet publiku.....

    Përgjigju
    • Baca: 29/06/2022 07:56

      Flasin kot or bac

  • marko: 29/06/2022 00:06

    Po ku ka nevoj kjo per azil,nga i nxjerrni keto,kjo shetit boten,e ska nevoj me e mbajt kush me lek,rrjell nga nje familje e rregullt dhe e pasur

    Përgjigju
    • petrit: 29/06/2022 09:43

      Meqe eshte e "pasur", pse dreqin punon per nje rroge mizerabel shteti?, apo.....

    • Shaljani shkodran: 29/06/2022 07:57

      Kokerr shalet

    • Shkodrane: 29/06/2022 07:54

      Familje që ka ba taash 30 vjet kontrabandë në mal të zi ma ....pasuria asht tjetër dhe kontrabanda asht tjetër ...

  • tani: 28/06/2022 22:21

    ata qe i vendosin tritol femrave te kapen dhe te rrihen derisa ti dali shpirti....

    Përgjigju
    • Shkodra: 28/06/2022 22:41

      Po ca ka lidhje fmerr mashull ? Sa femra qe bajn poshtersina ka ? Qe bashkpunojn me grupe kriminale qe nxjerrin njerz ne prite , qe marrin miliona per nji vend pune , qe i zan keto vendet e punes vetem se asht dashnoria nje te forti

  • Vlonjati: 28/06/2022 22:13

    Ajde ne fier tu mesojm si vihen bombat

    Përgjigju
  • Pun shakash: 28/06/2022 21:32

    Dashnore burrash te martum e ven drejtoresh e ban namin tu ju marr njerzve lek . Ku e mori ate makin 30 mij euro ??? Po e ka vu vet kjo se ka ba lek boll e don me ik jashtetit me ju shkeput dhe burrave te martum

    Përgjigju
    • Shkodrani: 28/06/2022 23:16

      Me sa burra te mmartum ka shku kjo se kam ik heret un prej shkodres

  • Parrucjani: 28/06/2022 20:00

    E paska vendos vet, ka dal ne mode tritoli per kerkese azili politik. U mor vesh kjo loj.

    Përgjigju
  • Gjyshi: 28/06/2022 19:49

    Nuk ka angazhim te gjate ne politike por paska Range Rover..........Keta " pasaniket" e rinj vdesin te behen pak drejtora ne administrate shteterore....rezultati....."nuk ka" konflikte personale.......

    Përgjigju
  • Plera: 28/06/2022 19:48

    E ka vu vete o idiota, pse beni sikur s'kuptoni!!! Drejtoreshe 29 vjeç para 1 muaji u vu drejtoreshe Dashnorja e filanit.. e njeh mire tan shkodra. Dhe don azil per letra. Shkoi ajo e pa te makina dicka te pa zakonte!!! Kush eshte ai qe shkon te makina dhe e kontrollon Makinen per bombe, pervec atyre qe kane hasmeri.. Kjo e kontrolloka makinen sipas ksaj ! Sa per info, ai qe te ve bomben, nuk te jep shume kohe ta gjesh, Dhe nuk ta ve te rrota Por ta ve mire dhe nuk pret ta plasi renea. Respekt

    Përgjigju
    • Shkodrani: 28/06/2022 23:17

      O Filani, e jotja po thone

    • Filani: 28/06/2022 20:15

      Dashnorja e kujt esht kjo

  • ymeri: 28/06/2022 19:38

    C'FARE KENI ME MAKINAT MOR QELBESIRA,,,,C'FAJ TE KA MAKINA MOR SHKERDHATE....

    Përgjigju
    • Shkodrani: 28/06/2022 19:56

      Shko e hiqja ti tritolin me dore qe ta shpetosh makinen pa u demtu.

  • Toni: 28/06/2022 19:37

    Si ka mundesi te gjithe keta drejtore apo drejtoresha me Range Rovera? Shteti legen qe ka krijuar Rama. Kokat e njeri thetrit do hane.

    Përgjigju
  • aldo: 28/06/2022 19:32

    pak a shume si pensionistja tasha ne durres, ose klea

    Përgjigju
  • Dori: 28/06/2022 19:10

    Akte mafioze te denja per nje shtet mafioz

    Përgjigju
  • Popull: 28/06/2022 19:04

    Bythqirat e shkodres merren me femrat.

    Përgjigju
    • Populli: 28/06/2022 19:49

      Ta qifte populli i shkodres nanen e motre dhe ndonje gje Ca ke aty rrotull..

    • Popull kurve: 28/06/2022 19:11

      E kengrua apo incest

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Bulqizë/ Rama prezanton projektin transformues për 'Divizioni': Dibra do kthehet në periferinë e gjelbër të kryeqytetit! Do i shërbejë turistëve dhe banorëve të vendit

Bulqizë/ Rama prezanton projektin transformues për 'Divizioni': Dibra do kthehet në periferinë e gjelbër të kryeqytetit! Do i shërbejë turistëve dhe banorëve të vendit