TIRANË - Gjendet një gjurmë gishti në nastron që ka lidhur eksplozivin C4 me celularin në automjetin e Prefektit të Vlorës, Besnik Dervishi. Gjurma e gjetur është dërguar në laboratorin e kriminalistikës dhe janë bërë krahasimet me gjurmet e kontigjenteve të krimit.

Por edhe pse është gjetur gjurma, nuk është bërë e mundur që të identifikohet autori i kësaj ngjarjeje të rëndë.

Burime nga grupi hetimor kanë bërë të ditur se, personi që ka lënë këtë shenjë në shiritin ngjitës të celularit me shasinë e makinës, nuk rezulton të jetë person i skeduar.

Prokuroria e Krimeve të Rënda i ka dërguar kërkesë kompanisë së prodhimit të pasaportave biometrike për identifikimin e gjurmës.

Prefektit të Vlorës, Besnik Dervishi iu vu ekploziv në makinë, që u konstatua nga kontrollet e Gardës së Republikës në oborrin e kryeministrisë në Tiranë. Sipas policisë, eksplozivi dyshohet të jetë dy ditë para se të gjendej në Tiranë, ditën e premte në datën 13 dhjetor 2013.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)