Kreu i Rithemelimit Sali Berisha vijon mbrojtjen ndaj kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës Fredi Beleri i cili ndodhet në burg që prej 12 majit, i arrestuar për blerje votash. Në konferencën e përjavshme të mbajtur me gazetarët, Berisha ka nxjerrë një tjetër alibi, duke thënë se mbrëmjen e arrestimit, Fredi Beleri ka qenë duke ngrënë pilaf dhe jo duke shpërndarë euro.
"Po ai nuk ka blerë vota. Është e dyta, është dhe faqe më e zezë akoma. Ai nuk ka blerë vota. Ai mbahet në burg mbi bazën e një montimi të Ardi Veliut të tipit të Sigurimit të Shtetit. Dhe ju e patë vet se jeni gazetarë. Ai po hante një pjatë pilaf në 12 të natës, dhe thanë po shpërndante euro, ja flagranca. Dhe ajo që më ka bërë më përshtypje mua. Një nënë me tri fëmijë, nxirret në 2 të natës nga shtrati i fëmijëve të vet dhe çohet në Vlorë, se ke marrë para. Nuk kishte marrë asnjë lek ajo", tha ai.
Fredi Beleri vijon betejën për liri. Ai ka bërë një tjetër rekurs në Gjykatën e Lartë kundër masës së sigurisë të arrestit me burg. Në datën 6 shtator avokatët e të zgjedhurit kryebashkiak i Himarës kanë dorëzuar dy rekurse në Gjykatën e Lartë, ku në të parin kërkojnë vlerësimin e paligjshëm të arrestimit në flagrancë të Fredi Belerit në datën 12 maj. Në rekursin tjetër Beleri kërkon të shpallen të paligjshme përgjimet e Prokurorisë e Vlorës që mundësuan fotografimin e fshehtë të momentit të dorëzimit të 40 mijë lekëve për votat e tetë qytetarëve nga personi i infiltruar. Të dy kërkesat e paraqitura në Gjykatën e Lartë, janë rrëzuar më herët nga shkallët më të ulëta të gjyqësorit ndërkohë që Fredi Belerit i është mohuar kërkesa për leje nga burgjet për tu betuar në këshillin bashkiak.
Po hante pilaf me fasule thotë Saliu.. hahaha sa kam qesh.. tani të pjerdhë e mbase lirohet.. i fantaksuri.
PërgjigjuC'na bere te qeshim,material per SNL! Pilaf ne 12 te nates?! Nuk besoj se ka qene pilaf,por kane qene suflaqe dhe i ka ngrene ne prani te Berishes,se ndryshe nuk do t'a dinte kaq te sakte oren.Si gjithemone Berisha nuk zhgenjen asnjehere me fantazite,deluzionet dhe rrjetet e intrigave qe thurr,por qe ngateron veten me keq brenda!
PërgjigjuSali tradhtari, ky beleri yt ka vrare ushtarake shqiptare ne krye te detyres dhe ti gjakprishur nuk duhej kurre ta mbeshtesje dhe ta kandidoje...! Kujdes se po kalon cdo limit...
Përgjigju