TIRANE - Shpërthimi i fuqishëm i cili tronditi kryeqytetit mbrëmjen e të hënës (23 shtator) duke alarmuar uniformat blu, mbetet ende pa autor, ndërsa pistat kryesore të grupit hetimor janë ato të një konflikti për shkak të biznesit të ndërtimit apo motiveve banale.
 
Sipas uniformave blu, dy shtetasit nga Laçi, Edmond Ndoji - pronari automjetit BMW dhe Arben Xhaferri, përdoruesi i mjetit - njëherazi dhe ndërtues, janë marrë në pyetje për të hedhur dritë mbi ngjarjen, por ende ata nuk kanë një dyshim konkret. Ata janë shprehur se janë shokë dhe që nuk kanë pasur konflikte me asnjë preson.

Burime nga policia bëjnë me dije se eksploziv ishte vendosur në të dy automjetet, por ka shpërthyer vetëm automjeti i Arben Xhaferrit.

Ngjarja ndodhi në një parkim pranë digës së Liqenit Artificial në Tiranë, kur një sasi eksplzivi e aktivizuar në distancë me celular ka shpërthyer në makinën tip BMW X6 me targa AA 888 DY duke dëmtuar pjesën e përparme të fuoristradës dhe një mjet tip audi.

(Shkrimi u publikua sot ne gazeten Shqiptarja.com)
(sg/shqiptarja.com)