Eksportet Bujqësore janë rritur me 24%, në krahasim me vitin 2021. Kryeministri Edi Rama publikoi shifrat zyrtare të eksporteve bujqësore, “made in Albania”.
Sipas të dhënave, sasia e eksporteve në 6-muajt e parë të 2022 u rritëm me 44 mijë tonë produkte, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ose 24% më shumë.
Gjithashtu eksportet bujqësore kanë shënuar rritje edhe në vlerë.
Me bazë vjetore eksportet u rritën me 46.3 milionë euro ose 25.5% më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Komento