Konkretisht eksportet e produkteve bujqësore e kanë pasur rritjen më të madhe në 3-mujorin e dytë të vitit. Zëri perime (përjashtuar bostanin) paraqitet me rritje prej 53% në dhe 75% në vlerë. Kjo shifër tregon se rritja e prodhimit ka qenë e lartë.
Eksporti i perimeve krahasuar më të njëjtën periudhë të një viti më parë ka rezultuar nga 18.5 mijë ton në 28.4 mijë ton, duke rritur të ardhurat me 371 milionë lekë. Ndërsa, në zërin e frutave në sasi tregtia me jashtë ka pësuar ulje. Nga 1559 ton fruta që janë eksportuar një vit më parë, këtë vit janë shitur 1339 ton, por në vlerë monetare rritja është me vlerë 24 milionë lekë.
Në total eksportet bujqësore kapin shifrën e 2.5 miliardë lekëve vetëm për 6-mujorin e parë të vitit. Ndërsa importet paraqiten me ulje prej 8%.
Shkrimi u botua sot në gazetën “Shqiptarja.com” (print) 02.08.2013
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)