Eksportet, më shumë fason
më pak material ndërtimi

TIRANE - Sipas INSTAT-it, për periudhën janar-korrik 2013, shitjet jashtë vendit rezultuan në rreth 142 miliardë lekë, me rritje 18.4% në krahasim me të njëjtën periudhë, nga 17.3% që ishin ritmet vjetore të rritjes për 6-mujorin. Por, ndërsa dy grupmallrat kryesore, “minerale, lëndë djegëse dhe energji”, “tekstile e këpucë-fason” kanë shënuar një ecuri pozitive, “materialet e ndërtimit e metaleve” kanë kthyer tendencën e rritjes në negative, si rrjedhojë e performancës tepër negative, që filloi në maj.

Eksportet e “minerale, lëndë djegëse e energji” u rritën me 46% për janar-korrik 2013, duke arritur në 58.4 miliardë lekë dhe duke përbërë zërin kryesor të eksporteve vendase, me rreth 41% të totalit. Pozitivisht ka ndikuar dhe eksporti i energjisë, pas rezervave të krijuara nga shirat e fillim vitit.

Eksportet e tekstileve e këpucëve kanë rimarrë veten në pjesën e parë të këtij viti, pas rënies prej rreth 4% me bazë vjetore vitin e kaluar. Për periudhën janar-korrik 2013, ato u rritën me 10%. Kurse material-ndërtimi e metalet thelluan ritmet e rënies, duke u tkurrur me 15%, pasi ishin gjallëruar me 12% për 4 mujorin.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 28.05.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Polonia akuzon Rusinë se po planifikon akte terroriste kundër linjave ajrore në mbarë botën

Polonia akuzon Rusinë se po planifikon akte terroriste kundër linjave ajrore në mbarë botën