Eksportet, më shumë konfeksione
dhe minerale, bie numri i udhëtarëve

Eksportet, më shumë konfeksione<br />dhe minerale, bie numri i udhëtarëve
DURRES- Sektori i Statistikës në Autoritetin Portual të Durrësit (APD) ka bërë të ditur rezultatet e arritura gjatë periudhës 11 mujore janar-nëntor. Gjatë kësaj periudhe janë shënuar rritje të tonazhit të mallrave që kanë shkuar për eksport dhe ulje të tonazhit të importeve. Gjithashtu ka pasur rritje të përpunimit të kontenierëve, por ka pasur ulje të numrit të udhëtarëve nëpër tragete.

Përpunimi
Gjatë periudhës janar-nëntor të këtij viti, në Portin e Durrësit janë përpunuar 37 mijë ton mallra më shumë se sa e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Të dhënat tregojnë se gjatë 11 muajve të vitit në vijim, në kalatat e portit janë përpunuar 3 milionë e 284 mijë ton mallra të ndryshme. Në zërin eksporte rezulton se me anije dhe tragete janë transportuar në porte të ndryshme të botës 26% më tepër mallra se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Por ndërkohë, importet kanë regjistruar një rënie prej 14% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Në raport me njëri-tjetrin, në Portin e Durrësit janë eksportuar 46,8% e mallrave të përpunuar dhe janë importuar 53,2% e këtyre mallrave. Janë eksportuar më shumë minerale, skrap, çimento dhe konfeksione dhe janë importuar lëndë të para për industrinë vendase, miell e grurë, si dhe produkte ushqimore nga më të ndryshmet.
 
Kontenierët
Numri i përgjithshëm i kontenierëve të përpunuar në Portin e Durrësit, gjatë periudhës janar-nëntor, ka arritur shifrën e 102 mijë kontenierëve (një konteiner llogaritet një njësi kontenierike) duke regjistruar në këtë mënyrë një rritje prej 21492 njësi, të krahasuar me vitin 2012. Sasia e mallrave të eksportuar me kontenierë arrin në 700 mijë ton. Kjo shifër është 73 mijë ton më e lartë se ajo që ishte arritur një vit më parë. Peshën kryesore të eksporteve e kanë zënë mineralet dhe çimentoja. Kështu janë eksportuar 165 mijë ton hekur nikel si dhe 42 mijë ton çimento.
 
Udhëtarët
Ndërkohë, gjatë 11 muajve kanë udhëtuar me tragetet që lidhin Portin e Durrësit me portet italiane të Barit, Triestes, Ankonës dhe Brindizit 655 mijë udhëtarë. Kjo shifër është 11% më e ulët se ajo e një viti më parë. Të njëjtën kurbë ulje kanë pësuar edhe autoveturat dhe trajlerat e transportuar me tragete. Ata kanë pësuar respektivisht 17% dhe 25% ulje në krahasim me vitin 2012. Natyrisht ky sektor pret të përmirësoje shifrat e tij gjatë muajit dhjetor kur pritet të mbërrijnë mijërat e emigrantëve që jetojnë e punojnë jashtë vendit e që do t’i kalojnë festat e fundvitit në Shqipëri e Kosovë.


 Shkrimi u publikua sot (29.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit