TIRANE - Në korrik 2013 u eksportuan 24.2 miliardë lekë mallra, me rritje 16.8 përqind në krahasim me qershorin 2013 dhe rritje me 23.9 përqind në krahasim me korrikun 2012, njoftoi INSTAT. U importuan 48.3 miliardë mln lekë mallra me rritje 16.4 përqind në krahasim me qershorin 2013 dhe rritje 1.2 përqind në krahasim me korrikun 2012.
Defiçiti tregtar i këtij muaji është 24 miliardë lekë, duke shënuar një ulje prej 14.6 përqind krahasuar me korrikun 2012. Tregtia me vendet e BE është 69.5 përqind. Partnerët kryesorë tregtarë vazhdojnë të jenë Italia dhe Greqia. Tregtia me Italinë është 38.7 përqind, ndërsa me Greqinë është 7.2 përqind.
Disa nga partnerët tanë tregtarë me të cilët eksporti dhe importi është rritur, janë për eksportin, Gjermani, Itali, Kinë, Kosovë, Turqi, etj, dhe për importin, Gjermani, Greqi, Itali, Kosovë, Spanjë, etj. Krahasimi me muajin paraardhës për disa nga grup mallrat tregon që: Eksporti i grupit “Prodhime druri dhe letre” u rrit 66.4 përqind”, “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” u rrit 40.6 përqind, “Tekstile dhe këpucë” u rrit 24.4 përqind, etj
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 27.08.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com