Eksportuesit, qeveria lehtëson 
procedurat e rimbursimit të TVSH

Eksportuesit, qeveria lehtëson <br />procedurat e rimbursimit të TVSH
TIRANË - Qeveria shqiptare ka lehtësuar procedurat e rimbursimit të TVSH për eksportuesit. Me propozim të Ministrisë së Financave, Këshilli i Ministrave miratoi vendimi “Për përcaktimin e kushteve dhe të kritereve për eksportuesit për qëllim të rimbursimit të TVSH-së”
 
Në adresim të kërkesave të fasonistëve dhe të gjithë eksportuesve të tjerë, Ministria e Financave ka ndërmarrë iniciativën duke reflektuar për rimbursimin në një kohë të shkurtër të tatimit mbi vlerën e shtuar (TVSH), nëpërmjet sistemit të thesarit. Me propozim të Ministrisë së Financave, Këshillit i Ministrave miratoi sot VKM-në për kategoritë e eksportuesve, të cilët rimbursimin e TVSH, ose e marrin automatikisht, me paraqitjen e kërkesës, ose e marrin brenda 30 ditëve. Ky afat është sa gjysma e kohës që u jepet tatimpaguesve të tjerë, për të cilët koha e rimbursimit është 60 ditë.
 
Si trajtohej dhe çfarë ndryshon konkretisht? Neni 50, “Rimbursimet” te ligji nr. 7928, datë 27.04.1995, “Për tatimin mbi vlerën e shtuar”, të ndryshuar, ka përcaktuar në pikën 4 dhe 5 të tij, se: 4. Eksportuesit kanë të drejtë të kërkojnë rimbursim kur teprica e tyre tejkalon shumën 400.000 (katërqindmijë) lekë. Organet tatimore bëjnë rimbursimin e tepricës kreditore të TVSH-së për këtë kategori tatimpaguesish, brenda 30 ditëve nga data e paraqitjes së kërkesës. 5. Këshilli i Ministrave përcakton kategorinë e eksportuesve të përmendur në pikën 4 të këtij neni.
 
Deri më sot nuk kishte një Vendim të Këshillit të Ministrave që të përcaktonte kategorinë e eksportuesve, për efekt të procedurës së rimbursimit të TVSH-së. Të tilla përcaktime janë bërë në Udhëzimin e Ministrit të Financave nr. 17, datë 27.04.1995 “Për TVSH-në”, të ndryshuar.
 
Për këtë arsye, projektvendimi i paraqitur për miratim plotëson këtë vakuum nënligjor. Konkretisht, në pikën 1 të projektvendimit përcaktohet se cilët tatimpagues do të konsiderohet eksportues në kuptim të nenin 50 të ligjit.
 
Propozohet që të konsiderohet eksportues, çdo tatimpagues i cili plotëson tre kushte: a. Eksporton sipas kuptimit të nenit 181 dhe 182 të Kodit Doganor të RSH; b. Vlera e eksporteve të bëra në periudhën(-at) tatimore për të cilën(-at) kërkohet rimbursim, përbën më shumë se 60% të vlerës totale të shitjeve përfshirë eksportet; c. Ka tepricë kreditore që tejkalon shumën 400.000 lekë.
 
Plotësimi i këtyre tre kushteve për një tatimpagues-eksportues e qartëson dhe e dallon atë nga kategoria tjetër e tatimpaguesve, të cilëve kontrolli dhe verifikimi i tepricës kreditore iu bëhet brenda 60 ditëve. Për efekt të procedurës së rimbursimit të TVSH-së, kjo kategori eksportuesish, propozohet të ndahet në një nën kategori tjetër - eksportues me risk zero, të cilëve, kërkesat për rimbursim TVSH-je të të cilëve, mund të procedohen pa qenë nevoja e kontrollit të vend. Për këtë arsye, pika 2 e projektvendimit përcakton kushtet që duhet të plotësoj një eksportues sipas përcaktimit të pikës 1 të këtij projektvendimi, për t’u klasifikuar si “eksportues me risk zero” nga administrata tatimore, për efekt të rimbursimit të TVSH-së, pa kontroll tatimor.
 
Kushtet e propozuara që duhet të plotësojnë kjo kategori eksportuesish janë: a. Vlera e eksporteve të bëra në periudhën(-at) tatimore për të cilën (-at) kërkohet rimbursim, përbën 100% të vlerës totale të shitjeve; b. Ka aktivitet eksportues mbi dy vjet; c. Paraqet si dokument prove të kryerjes së eksportit Deklaratën Doganore të Eksportit, lëshuar sipas legjislacionit doganor në RSH; d. Nuk ka detyrime të papaguara të kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.
 
Pika 2 përcakton gjithashtu se, për eksportuesin që përcaktohet si eksportues me risk zero, sipas kësaj pike, miratimi i rimbursimit nga Drejtoria Rajonale Tatimore, bëhet pavarësisht nga kontrolli tatimor, i cili mund të kryhet në çdo moment, sipas planifikimit për kontroll. Procedura e rimbursimit, kryhet sipas përcaktimeve të bëra në nenin 50 të ligjit nr. 7928, datë 27.04.1995 “Për tatimin mbi vlerën e shtuar”, i ndryshuar dhe Udhëzimit nr. 17, datë 13.05.2008 “Për TVSH-në”, të ndryshuar.
 
Pika 3 e projektvendimit përcakton se eksportuesit që nuk klasifikohen si “eksportues me risk zero” rimbursohen për TVSH-në, brenda 30 ditëve nga data e paraqitjes së kërkesës, sipas procedurës së përcaktuar në udhëzimin e Ministrit të Financave nr. 17, datë 13.05.2008 “Për TVSH-në”, të ndryshuar».

Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç