Ekspozitë me objekte
mbretërore prej qelqi në Paris

Ekspozitë me objekte <br />mbretërore prej qelqi në Paris
PARIS - Punime të mrekullueshme qelqi do të paraqiten në një ekspozitë të veccantë në kryeqytetin francez Paris. Këto objekte luksoze i përkasin periudhës të stilit barok deri tek arti modern i shekullit XX-të.

Objekte delikate dhe ambazhure me ndricues prej qelqi të punuar me dorë do të paraqiten në një ekspozitë të vecantë në Paris.

Rreth 200 punime të marra nga koleksionet private dhe publike do të shpalosin historinë e Murano-s, ishullit Italian pranë lagunës së Vencias, e njohur për prodhimin e punimeve të qelqit.

Ideatorja e kësaj ekspozite tha se këto punime i përkasin familjeve mbretërore më të rëndësishme evropiane gjatë periudhës së Rilindjes deri në fund të shekullit XX-të.

Artizanët e qelqit u trasferuan në Murano afër Venecias rreth shekullit të 15 në mënyrë, që të mos zbuloheshin teknikat e tyre artizanale dhe filluan të punonin posacërsisht për aristokracinë evropiane duke krijuar objekte të mrekullueshme luksoze.

Bëhet fjalë për objekte unikale, që në kujdesin e restauruesve i kanë mbijetuar shekujve nga degradimi.


(ad.ti/l.ç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

 Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset

Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset