Ekspozitë me skulpturat për
dekorimin e shëtitores

Ekspozitë me skulpturat për<br />dekorimin e shëtitores
BERAT- Një ekspozitë e veçantë është hapur në qytetin e Beratit, ku më të mirat do të përzgjidhen për t'u vendosur në pedonalen e re dhe lulishten e qytetit. Ekspozita është hapur në galerinë e arteve "Eduart Lear" e quajtur "Projekt-ide me skulptura për dekorimin e shëtitores".

Rreth 20 skulptorë nga mbarë vendi kanë bashkuar veprat e tyre dhe idetë sesi ata e shohin qytetin e Beratit. Veprat e emrave të njohur të skulpturës dhe idetë e skulptorëve janë prezantuar për publikun beratas në një ekspozitë ku kanë marrë pjesë qytetarë dhe dashamirës të artit. Autorët prezantuan 66 vepra dhe ide, kryesisht të karakterit dekorativ, historik, lirik, por dhe kompozime.

Ndër këto vepra dhe ide, nga një komision i posaçëm me artistë do të përzgjidhen skulpturat më të mira, të cilat do të vendosen në pedonalen e re dhe lulishten e qytetit.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 26 Dhjetor 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Fituan medalje të artë, 30-vjeçarja merr propozim nga 'shoku' i shkuadrës

Paris 2024/ Fituan medalje të artë, 30-vjeçarja merr propozim nga 'shoku' i shkuadrës