Ekspozita, artistet gjermane
zhveshin të rinjtë shqiptarë

Ekspozita, artistet gjermane<br />zhveshin të rinjtë shqiptarë
TIRANE - Laila dhe Maria, dy studente berlineze kanë ardhur në Shqipëri para një muaji për të organizuar një kurs kolektiv vizatimi në “Tirana Ekspres”. Në këtë qendër arti tashmë ato kanë ekspozuar edhe motivin e punës së tyre, të cilin e kanë mbështetur te bindja për të zhveshur të rinjtë shqiptarë në mënyrë që të pozojnë ose të bëjnë fotografi nudo. Në fillim nuk e kanë pasur të lehtë, por imazhet e shkrepura nga ato dy javë më parë tregojnë sesi 7 të rinj shqiptarë janë bindur të zhvishen përpara blicit ose të pozojnë nudo për artistët.

“Ne e kemi vizituar Shqipërinë vitin e kaluar dhe vumë re se disa tema tek ju shqiptarët janë tabu. Pas kësaj na lindi ideja të realizonim projektin “TiranaAkt”, përmes të cilit të përcillnim mesazhin se nuk ka asgjë që nuk shkon me trupin tonë dhe se sa e rëndësishme është ta duam atë ashtu siç është. Modelet shqiptarë që pozuan në fillim e kishin shumë problem, por më pas u çliruan. Pas heqjes së drojes, ccdonjëri prej tyre ishte një subjekt i bukur artistikisht”, pohon Maria, studente.

Nga të rinjtë shqiptarë që u zhveshëm meshkujt kanë qenë të guximshëm në raport, me femrat. Pra 5 prej tyre kanë qenë meshkuj dhe vetëm dy prej tyre femra. Artiste gjermane megjithatë thonë se ndihen të kënaqura, pasi misioni i tyre sipas Marias ishte “të qenit “komod” me trupin dhe seksualitetin tonë”. Ndërkohë që nudot i kanë pasur gati, rezultat i punës së tyre vjen në formën e një ekspozite arti në ambientet e “Tirana Ekspres”. Ekspozita u çel dje dhe mban titullin “TiranaAkt”.

Ndërkaq që nëntë nudot më të mira për to janë ekspozuar këtë të enjte e deri në fund të muajit korrik në qendrën alternative kulturore “Tirana Express”. Përveç fotove aty janë ekspozuar edhe vizatimet që amatorë të ndryshëm kanë bërë sipas modeleve që kanë pozuar për ta gjatë një kursi vizatimi të organizuar nga dy vajza gjermane. Nudoja nuk është ndonjë element i panjohur për studentët shqiptare të artit, por dy gjermanet vendosën të ftojnë edhe amatorët e pikturës në projektin e tyre.

Projekti “TiranaAkt”, i cili zgjati 6 seanca preku edhe tema më delikate të konceptit të qenies seksuale, sikurse janë  minoritetet seksuale ndaj dhe 5 prej modeleve ishin përzgjedhur nga komuniteti LGBT. “Arti është një formë për t’u shprehur lirshëm edhe mbi seksualitetin.

Përmes trupit mund të thyhesh tabutë dhe të mund të flasësh për ato tema, që deri më tani janë quajtur “të turpshme”, ndaj dhe në procesin tonë krijues këmbëngulëm që të kishim pjesëtarë nga komuniteti LGBT”, u shpreh Laila, studente. Edhe pse pohojnë se e patën të vështirë t’i bindnin të rinjtë shqiptarë që të pozonin nudo, gjermanet arritën ta finalizojnë projektin e tyre me realizimin e rreth 100 vizatimeve, si me karbon, akuarel apo pastel.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 27.07.2013
 
Redaskia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Elisa Spiropali flet si kryetare e Kuvendit, mesazh opozitës: ​​​​Nuk do më keni përballë por në krah, do jem vullnetmirë

Elisa Spiropali flet si kryetare e Kuvendit, mesazh opozitës: ​​​​Nuk do më keni përballë por në krah, do jem vullnetmirë