Ekspozita e banesave të viteve '70
Gjermeni: Po dixhitalizojmë arkivin

Ekspozita e banesave të viteve '70<br />Gjermeni: Po dixhitalizojmë arkivin
Galeria e Arteve ka hapur dyert për ekspozitën arkitekturore “Banesat e parafabrikuara” në të cilën ekspozohen fotografi e projeksione filmike  të komplekseve të banimit të ndërtuara në fundin e viteve ‘70.
 
Në ekspozitë  i është kushtuar një vëmendje e veçantë ilustrimit të teknologjisë ndërtimore të këtyre banesave përmes animacioneve filmike, për ti mundësuar publikut një udhëtim në  histori.
 
Ceremoninë e hapjes së ekspozitës e përshëndeti Ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni, e cila tha se kjo ekspozitë  sjell copëza jetë nga e shkuara e qytetit.
Gjermeni theksoi se “Në këtë 1 vit e gjysmë është bërë një punë kolosale nga stafi i Arkivit Qendror Teknik të Ndërtimit në kuadër të dixhitalizimit të dokumentave të arkivuar”.
 
Projekti i përgatitur dhe kuruar nga Gjergj Islami dhe Gjergj Thomai, erdhi i organizuar nga bashkëpunimi i Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës - UPT dhe Arkivi  Qëndror Teknik të Ndërtimit dhe mbështetjen e Institutit të Monumenteve te Kulturës, Galerisë së Arteve dhe Ministrisë së Kulturës.
 
Organizatorët thanë  se kjo ekspozitë vjen si një ndër tentativat e para për të kthyer vëmendjen në një kapitull të pashkruar të historisë së arkitekturës shqiptare, në trashëgiminë e realizmit socialist.
gjermeni

ekspozita
 ekspozita

   Redaksia Online
  (Alteo.H/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet e pjesshme të Himarës, deri në orën 11:00 pjesëmarrja në votime është rreth 4% më shumë nga 14 Maji 2023

Zgjedhjet e pjesshme të Himarës, deri në orën 11:00 pjesëmarrja në votime është rreth 4% më shumë nga 14 Maji 2023