Ekspozita Pranverë Art ka mbërritur në edicionin e pestë. Nga edicioni në edicion kjo ekspozitë sjell vepra me stile dhe forma më të larmishme. Pranverë ART 2014 e çelur më 11 prill do të vijojë të qëndrojë e hapur deri në datën 18 prill në sallën e Muzeut Historik Kombëtar.
Janë ekspozuar veprat e 80 piktorëve e skulptorëve të njohur. Kuratorët e kësaj ekspozite Maksim Bushi dhe Llazar Taçi, thonë për “Shqiptarja.com”, se “jemi të kënaqur nga mënyra sesi e ka pritur publiku dhe interesi i madh që kanë treguar për veprat”.
Ekspozita i ka fillesat 42 vjet më parë ku artistët u censuruan për frymën liberale që përcillnin në krijimet e tyre. Kjo ekspozitë në vitin 1972 pati të njëjtin fat si Festivali i 11-të i Këngës. Një pjesë e piktorëve u dënuan, ndërsa ekspozita u ndalua për t'u rikthyer vetëm në vitin 2009.
Ekspozita i dedikohet kryesisht stinës së pranverës, prandaj në tablotë e shumta ajo që të bie në sy janë ngjyrat, por artistët janë përfaqësuar edhe me artin abstrakt apo portretet e personaliteteve të njohura të artit e kulturës të punuara me shumë dashuri.
Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com", versioni print
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com