Ish-kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar një takim me të rinjtë e FRPD-së, takim në të cilin vijoi me akuzat për kryeministrin Edi Rama. Berisha thotë se Rama e ka kthyer Shqipërinë në monizëm të plotë, e ndërsa e akuzon kreun e qeverisë se ka kapur të gjitha institucionet.
“Në Shqipëri është vendosur monizmi i plotë, Edi Rama kontrollon në mënyrë të hekurt të gjitha pushtetet. Për gabime të rënda edhe të PD, e cila bojkotoi zgjedhjet lokale, sot në të gjithë Shqipërinë, PD ka vetëm një pushtetar vendor, kryebashkiakun e Shkodrës. Erdhëm në një situatë kritike. Regan e thotë me shumë të drejtë që demokracisë i mjafton një gjeneratë për të zhdukur”, tha Berisha.
Ndërkohë, Berisha u ndal edhe në ekspozitën që kryeministri hapi në Athinë me pikturat e tij. Berisha tha se Rama shëtit nëpër botë duke ekspozuar zhgarravina, referuar pikturave të kreut të qeverisë.
Berisha u ndal edhe tek çështja e McGonigal, për të cilën thotë se Rama pagoi ish-agentin e FBI Vharles McGonigal që të shkatërrojë Partinë Demokratike dhe opozitën shqiptare.
“Edi Rama, që shëtit nëpër botë duke e ekspozuar zhgarravina, të cilat dy kritikë i cilësuan zhgarravina të një aduti të droguar, arriti të korruptojë kryezbuluesin e SHBA, të FBI, ta kontraktojë atë si vrasës me pagesë ndaj PD-së dhe opozitës shqiptare.
Ky skandal ka marrë përmasa botërore, por në ato kushte, kur vërtet po bëheshin përpjekje për të asgjësuar PD-në si forcë të vërtetë politike opozitare, ishin të rinjtë, forumi rinor, i pari që mbështeti nismën me të cilën unë kundërshtova vendosmërisht atë përpjekje shkatërrimtare për opozitën shqiptare”, tha Berisha.
SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
I kishte mbetur 1 vit e 8 muaj burg, gjykata liron Tahirin. Si e vlerësoni?
-
E drejtë
59.2%
-
E gabuar
33.2%
-
Nuk e di
7.6%
Vota total: 4917
Lajme të tjera
-
Mero Baze: Për ata që e duan Berishën 'kryetar nderi'
3 Qershor, 19:31
-
Agalliu: PD të plotësojë vakancat! Nuk duam individ me të shkuar të errët, Berisha fatkeqësia e jona, të reflektojë e të lërë demokratët të bëjnë zgjedhje
3 Qershor, 18:47
-
Deklaratat e Ramës për situatën në veri të Kosovës, Berisha: Iu përvesh Kurtit për të mbojtur Vuçiçin! Mendon se do krijojë mëshirë perëndimore për veten
3 Qershor, 18:23
-
Berisha tentativa bashkimi me Bardhin e Tabakun, Karaj: Shkak se janë grupe interesi! Haklaj: Do të marrë vulën, ujërat i trazoi Basha
2 Qershor, 18:36
-
Propozimi i Berishës që hap dosjet e korrupsionit të qeverisë Meta 2000-2002, 'Ligjet' japin 'OK’, kërkohet mendimi i qeverisë, Partia e Lirisë hesht
2 Qershor, 18:04
-
Lirimi i Tahirit, avokatët në Report Tv: Vendim i drejtë por i vonuar, politizohet! Beqiri për Berishën: Do të bjerë dhe ty halli kur të të futet Shkëlzeni në burg
2 Qershor, 14:48
-
Këshilla e fundit e Manjanit për demokratët dhe Berishën: Pse duhet të themeloni urgjentisht një parti e re
2 Qershor, 14:14
-
Veliaj e paditi për shpifje, shtyhet sërish gjyqi ndaj Berishës
2 Qershor, 13:54
-
PD, si kazino politike
2 Qershor, 13:41
-
14 Maji/ Berisha: Në 6 qendra votimi në Kamëz janë gjetur 240 ndërhyrje manipulative! Në Tiranë 15% e votuesve ishin zgjedhës shëtitës
2 Qershor, 12:36
-
Pse humbi kaq rëndë, pse mund të humbë edhe më rëndë dhe çfarë mund të bëhet?
2 Qershor, 09:23
-
Basha mesazh Berishës: Aleanca me BE e SHBA na çon drejt fitores! Lidership i rremë është ai që sakrifikon të tjerët për veten
1 Qershor, 22:14
Berisha ka nxjerre nje flete te zverdhur nga fjalimet qe duhet te kete mbajtur si sek.partie i PPSH para personelit spitalor ne kohen kur luftoheshin shfaqjet e huaja dhe dekadenca ne art,kulture e shoqeri.Besoj se cilesimin /zhgaravina/ qe ka perdorur per pikturat e Rames duhet t'i kete perdorur dhe per pikturat e Maks Velos me shoke dikur,ne vitet 70'.
Përgjigjupo pse ty ka pikturu ai qe i thu zhgarravine ?
PërgjigjuNuk e kuptoj fare sesi kane goje me fol akoma keta te vdekurit nder te gjallet
PërgjigjuTi o sali ske ci ben gomarit e bie samarit gjithmone
PërgjigjuShko more plak matuf ta dish qe nuk rrohet me inat kto qe nuk ke arritur ti qe ti besh Rama po i ben ne menyren me te mire
PërgjigjuTe pakten me mire se ty qe rrije kote eshte
PërgjigjuKurse ti rrije ne vend se ste donte njeri me te pa surratin
PërgjigjuSaliut jane kane fajin pikturat qe i duken si zhgarravina po 80 vjec eshte e i jane veshur syte dhe veten e vet kur e shef se njef te pasqyra!
Përgjigju