Ekspozita e të majtëve, Tirana
në vitet e para të pavarësisë

Ekspozita e të majtëve, Tirana <br />në vitet e para të pavarësisë
TIRANE – Me rastin e 100 vjetorit të ngritjes së Flamurit në Tiranë, këshilltarët e majtë të Këshillit Bashkiak të Tiranës organizuan ekspozitën me fotografi të kryeqytetit të viteve të para të pavarësisë. Të pranishëm në takim ishin familje autoktone tiranase të cilat kanë bërë historinë e kryeqytetit. Ekspozita përbëhej nga mbi 40 fotografi.

Fjalën e rastin e mbajti kreu i këshilltarëve të opozitës në Këshill, Aldrin Dalipi.

“26 Nëntori ditë historike për Tiranën e madhe, për Tiranën e fisnikërisë dhe bujarisë për Tiranën e pavarësimit dhe të flamurit. Gëzuar 100 vite të ngritjes së flamurit.100 vite më parë në kushtet e rrethimit të egër nga forcat serbe të cilat po i afroheshin Krujës, Durrësit dhe Tiranës dy burra të mençur e fisnikë që nderuan historinë e këtij qyteti Refik dhe Hamit Toptani shkuan në emër të popullit të Tiranës te presin ne Durres burrin e shtetit arkitektin e pavarësimit Ismail Qemal Vlorës për tu bashkuar në një projekt që më pas do të shënonte ditën e lindjes së shtetit shqiptar.”, u shpreh Dalipi.

Ekspozita me fotografi të Tiranës në vitet e para të Pavarësisë, u zhvillua në ambientet e “Hotel Tirana International”

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi