Ekspozita/ Fan Noli dhe Faik
Konica së bashku në një album

Ekspozita/ Fan Noli dhe Faik<br />Konica së bashku në një album
TIRANE- Dy nga figurat më të njohura të historisë dhe letërsisë shqiptare, Fan Noli dhe Faik Konica, janë rikthyer në një ekspozitë mbrëmë në Bibliotekën Kombëtare. Të njohur si personalitetet që kanë lënë gjurmë në jetën kulturore, politike, letrare e shoqërore, Noli kujtohet në 50-vjetorin e vdekjes, ndërsa Konica për 140-vjetorin e lindjes.

Biblioteka ka bërë një qasje të veçantë që ndjek dialogun kompleks që karakterizoi të dy personalitetet duke vënë në dukje njëkohësisht kontributet e tyre të përbashkëta si shkrimtarë, përkthyes, kritikë letrarë e kritikë socialë, dijetarë të hollë në debatet ndërkombëtare të kulturës botërore por edhe polemistë të fuqishëm ndaj zhvillimeve politike jo vetëm Shqiptare por edhe rajonale e evropiane.

Ekspozita u organizua në trajtat e një albumi sekuencial, në tekste dhe imazhe, që përcjellin një nga marrëdhëniet më komplekse të botës shqiptare, një homazh admirues për dy figurat e papërsëritshme të jetës sonë kulturore e politike: Noli / Konica.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 31 Mars 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet në Himarë/ Në dy qendra votimi në fshatin Kuç nuk ka nisur ende votimi! Në një QV u bë afishimi i listave sot

Zgjedhjet në Himarë/ Në dy qendra votimi në fshatin Kuç nuk ka nisur ende votimi! Në një QV u bë afishimi i listave sot