Ekspozita për Tiranën, Linda Rama
Qyteti i shumë kontribuesve

Ekspozita për Tiranën, Linda Rama<br />Qyteti i shumë kontribuesve
TIRANË- Linda Rama, bashkëshortja e kryeministrit shqiptar, ka zgjedhur këtë të premte  të jetë e pranishme në një aktivitet për 400-vjetorin e themelit të kryeqytetit, si përfaqësuese e një prej familjeve më të vjetra Tiranase.

Ajo ka mbërritur e shoqëruar nga babai i saj, i cili ka qëndruar përkrah Lindës gjatë gjithë ekspozitës. Prania e Linda Ramës ka tërhequr vëmendjen e të gjithë, por vetë Linda është ndjerë si në shtëpinë e saj dhe ka mirëpritur urimet e pafundme për foshnjën që pritet të vijë në jetë së shpejti.
LINDA

Në një intervistë për “A1 Report”, Linda Rama, u shpreh se e veçanta e këtij aktiviteti është se ka mbledhur bashkë tiranës dhe jo tiranas, por që së bashku kanë kontribuar për një Tiranë më të mirë. 
 
“Më duket shumë ide e mirë. Sigurisht vjen nga një bashkëqytetarë i imi që është zoti Reli, një njëri i cili është  një pasardhës i kontributeve për fotografi. Më duket e mirë si ide se bëhet në kuadrin e një përvjetori që është i rëndësishëm’, shprehet Linda Rama.

“Kjo është një nga mrekullitë e kësaj ekspozite, sepse Tirana ka shumë e shumë vite tani, që nuk është vetëm e tiransve ose e një popullsie masive prej Tirane por është qyteti i shumë kontribuesve të cilët kanë dhënë shumë për Tiranën, shumë për shoqërinë kanë dhënë shumë për Shqipërinë” , thotë bashkëshortja e kryeministrit, Linda.
LINDA

“Mesazhi im është që gjithkush që ka mundësi të sjellin jetën e përditshme të kryeqytetit dhe qyteteve, në aktivitete të këtilla duhet ta bëjë, sa më shumë kontribues për aktivitetet të tilla”, shprehet Linda Rama.
linda
 
Midis shumë personaliteteve që e kanë vizituar këtë ekspozitë ra në sy edhe prania e dy ish presidentëve, Alfred Moisiu dhe Bamir Topi.

Ekspozita me 400 fotografi të personaliteteve të ndryshme, jo vetëm tiranas, por që kanë kontribuara në zhvillimin e Tiranës, është inicuar nga prefekti Sadi Vorpsi. Viti 2014 është shpallur viti i Tiranës, pasi këtë vit kryeqyteti  mbush plot 400 vjet nga themelini i saj, në vitin 1614.  
LINDA
linda

Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Sinkronizimi perfekt i zhytëseve kineze që solli medaljen e artë (VIDEO)

Paris 2024/ Sinkronizimi perfekt i zhytëseve kineze që solli medaljen e artë (VIDEO)