Ekspozita, portretet historike
pikturohen me gurë

Ekspozita, portretet historike <br />pikturohen me gurë
Ekspozita vetjake e piktorit Myftar Cubi, e veçantë në llojin e vet është çelur mbrëmë në orën 18.00 në Muzeun Historik Kombëtar. Prej vitesh piktori Cubi ka preferuar të punojë me teknikën artistike -mozaikë me gurë natyror. “Në asnjë rast unë nuk përdor gurë industrialë. Unë gurit nuk i nxjerr lot. Të gjitha gurët që vihen në dispozicion të veprës sime janë të mbledhur një nga një përgjatë bregdetit dhe lumenjve të Shqipërisë, ose vendeve të tjera ku kam shkuar me pushime. Në gjithë krijimtarinë time – tha autori, - përpiqem të realizoj dhe të depërtoj në specifiken e kësaj teknike artistike, duke realizuar vepra në mozaik vetëm me gurë natyrorë". Skulptori i Popullit Hektor Dule është shprehur për piktorin Myftar Cubi se ai “I referohet traditës për të përjetësuar të tashmen që kthehet në mesazh drejt të ardhmes”.

Myftar Cubi prej kohësh e ka shndërruar gurin në elementin e tij të ri piktorik. Ai e ka dëgjuar që fëmijë zhaurimën e lumenjve, pastaj ka prekur në mungesë të lodrave zajet shumëngjyrësh, i ka mbledhur e flakur ato pa e menduar kurrë se ata një
ditë do t’i vlenin shumë, se do t’i duhej një shportë e madhe për t’i ruajtur, një studio dhe t’i lëmonte me dorë mirë derisa ato t’i bindeshin një pozicioni të përjetshëm tashmë. Këta gurë me ngjyra nuk do të ishin më të lirë, me siguri për t’u sakrifikuar, dhe për t’u kthyer një ditë në portrete, në piktura, në ndjenja. Pra, Myftar Cubi pikturon me gurë herë një nudo, herë pikturon një portret vajze, e herë një peizazh, por dhe një hero. Ekspozita përbëhet nga një koleksion shumë i pasur tematik, por këtë herë në qendër të saj do të jenë figurat historike si Ismail Qemali, Isa Boletini, Ahmet Zogu, e të tjerë. Portretet e tyre janë bërë me gurët e zgjedhur e zajet e lëmuar nga ujërat në mënyrë natyrale. Po kush është Myftar Cubi? Piktori lindi me 12 prill 1954 në Koplik, Shkodër. Ka mbaruar Akademinë e Arteve te Bukura dega monumentale. Ka marre pjese në ekspozita brenda dhe jashtë vendit. Ka marre titullin Master i Pikturës, vazhdon studimet doktoriale.

(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Dedikim për vajzën që do të vijë në jetë, Bardhi: Emrin do ta zbuloj te kënga

Dedikim për vajzën që do të vijë në jetë, Bardhi: Emrin do ta zbuloj te kënga