Ekspozitë e Franko Fontanas
në Muzeun Historik Kombëta

Ekspozitë e Franko Fontanas<br />në Muzeun Historik Kombëta
Është çelur në Muzeun Kombëtar ekspozita “Grand Tour Italia” e fotografit të madh italian Franco Fontana. Linjat e mrekullueshme në artin fotografik të Fontanas janë komentuar nga kuratori i kësaj ekspozite Walter Liva. 

“Franko Fontana është një nga eksponentët më të mëdhenj të fotografisë italiane. Ai ka qenë i rëndësishëm për Italinë ashtu sic është Marubi për Shqipërinë. Fontana revolucionarizoi fotografinë në kohën kur nëse nuk e bëje foton bardhë e zi, nuk e konsideronin me shumë vlerë. Ai u jepte rëndësi ngjyrave në peizazhin urban. Fontana është një nga eksponentë e mëdhenj të fotografisë që përveç kthimit të ngjyrave, ai ka bërë edhe një rikthim të peizazhit të rilindjes së fisnikërisë italiane”-është shprehur kuratori i kësaj ekspozite, Walter Liva. 

Në fjalën hapëse të ekspozitës Drejtoresha e Institutit Italian të Kulturës Adriana Frisena përshkroi karrierën artistike të Fontanas. Nga vitet '70 deri më sot Fontana ka realizuar më shumë se dyzet albume dhe i ka ekspozuar punën e tij në më shumë se 400 ekspozita personale dhe kolektive në muzetë dhe galeritë në mbarë botën. Ekspozita e Fonatans në Muzeun Kombëtar do të qëndrojë e hapur një muaj rresht, deri më 5 nëntor.

[gallery]24173[/gallery]
 
Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari.

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari.