Ekspozitë me qëllimin e shitjeve 
për bamirësi për fëmijët jetimë

Ekspozitë me qëllimin e shitjeve <br />për bamirësi për fëmijët jetimë
TIRANE- Ekspozitë me qëllimin e shitjeve për bamirësi. Një ekspozitë me qëllimin e shitjeve të veprave për bamirësi e finalizuar me rikuperimin e fondeve të destinuara për fëmijët e jetimores “Zyber Allulli” do të çelet më 21 dhjetor 2014 në orën 11.00 në Tiranë në lokalin “DOPPIO” në rrugën “Emin Duraku 9”.

SOL ART STUDIO e Ilda Kapllanit do të vendosë në dispozicion vepra  me temë Krishtlindjesh të studentëve pjesëmarrës në kurset e saj të pikturës. Ideja konsiston në zhvillimin e një programi solidariteti që merr nismën nga krijimtaria e fëmijëve për t’i risjellë buzëqeshjen fëmijëve më me pak fat. Telajot do të jenë të dimensioneve 20 x 20 cm dhe do të jenë në shitje me ofertë të lirë (minimumi 1000 lekë).

Organizimi i eventit do të jetë ndërmjet SOL ART STUDIO dhe DOPPIO MUSIC BAR. Specifikisht DOPPIO do ketë përsipër pritjen e 150 të ftuarve me një buffe në ambientet e lokalit, ndërsa SOL ART STUDIO do prezantojë artistët e rinj afër punimeve të tyre, për t’i ofruar pjesëmarrjen maksimale të programit të solidaritetit. Kuratori i ekspozitës Giorgio Davanzo thotë se “Ekspozimi i punimeve do të zhvillohet brenda dhe jashtë ambienteve të lokalit me tema muzikore dhe me koreografinë e përshtatshme për eventin.

Ofrohet mundësia e të qenit pjesëmarrës në event në kualitetin e partnerit: Me një ofertë prej 2000 euro si partner i vetëm. Me një ofertë prej 1000 euro si partner pjesëmarrës mbështetës”. Kuratori Davanso thotë se “prezenca e autoriteteve dhe e mediave kryesore do të na ndihmojë t’i japim vëmendjen e duhur qëllimit të iniciativës, e cila është sensibilizimi i opinionit publik në temën e SOLIDARITETIT. Gjithashtu, do të ndihmojë edhe në dhënien e një ndihme konkrete të fëmijëve më me pak fat.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 11 Dhjetor 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com) 

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

U fut për t'u larë, 25 vjeçari polak rrezikon mbytjen te Liqeni i Tiranës

U fut për t'u larë, 25 vjeçari polak rrezikon mbytjen te Liqeni i Tiranës