Ekspozitë ndërgjegjësuese për drogën, alkoolin e duhanin! Rreth 90 piktura e punime të nxënësve u ekspozuan te Liceu

Konsumi i drogës, alkoolit e duhanit, krijon varësi për shumë të rinj që duke qenë nën pushtetin e këtyre veseve, jeta u kontrollohet si një marionetë.

Adoleshentja Adela Neziri ka para nga afër shumë moshatarë të saj të përfshirë në këto situata dhe është frymëzuar të hedhë në telajo këtë pikturë me të cilën u prezantua në ekspozitën ndërgjegjësuese të iniciuar nga Ministria e Brendshme dhe ajo e Arsimit.

“Unë jam Adela Neziri. Jam në vit të parë në gjimnaz. Thonë që piktura më e mirë për të komunikuar me njerëzit. Ne e dimë shumë mirë që jetojmë në një ambient ku alkoli dhe droga janë prezentë. Unë jam ndikuar më shumë ku në shkollën që jam shumica e fëmijëve që janë nën moshë po e përdorin shumë alkoolin he drogën. Të mendosh që janë aq të vegjël dhe mendojnë drogën dhe alkoolin është e dhimbshme. Ishte dhe shoqëria përreth një inspirim i madh për mua. Doja që piktura ime të ishte një mesazh për të gjithë, sidomos për të rinjtë që përdorin këto lëndë narkotike që kur ta shohin pikturën time le të mendojnë që janë gabim dhe kanë një të ardhme përpara. Kam bërë një adoleshent të kthyer në një kukull qe kontrollohet nga alkooli dhe duhani. Unë jam munduar ta shmang atë shoqëri. Por ne duhet ti japim mesazh dhe atyre. Është mirë të përballesh me problemet.

Gjimnazistja thotë se vetë nuk ka rënë kurrë pre apo të jetë tunduar nga veset e këqija dhe meritën për këtë ja jep familjes së saj.

Në ekspozitën e hapur për dy ditë në Liceun Artistik, u paraqitën rreth 90 piktura të bëra nga të rinjtë nën 18 vjeç. Mes tyre u shpallën dhe 3 fitues, ku një prej çmimeve ju dha binjakeve Flavia dhe Livia Kokthi.

“Unë jam Flavia Kokthi. Bashkë me motrën time kemi bërë këtë pikturë që simbolizon dhe ndërgjegjëson të gjithë njerëzit që janë të varur nga droga, alkooli dhe duhani”, tha Flavia. 

“Unë quhem Livia Kokthi dhe jam 12 vjeç. Unë kam 6 vite që punoj dhe dua ta zhvilloj pasionin tim pasi më pëlqen shumë piktura. Kjo pikturë tregon sesi liria kufizohet kur je i varur dhe nëse përpiqesh ti mund t’ja dalësh”, tregoi Livia. 

Të rinjtë dhe të rejat e shkollave të ndryshme të vendit u nxitën që punimet e tyre ti realizonin duke u bazuar në mënyrën se si e perceptojnë ata fenomenin negativ dhe pasojat që sjellin droga, duhani e alkooli.

M.Q./E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion