Ekspozitë në 90-vjetorin e lindjes/ Piktori Lekë Tasi rrëfen sekretin e jetëgjatësisë

Për të vizatimi është një dialog intim me veten, por është edhe një dëshmi, që në Shqipëri për arsye historike edhe kulturore ka munguar. Prandaj në këtë 90-vjetor të lindjes, piktori autodidakt Lekë tasi çel ekspozitën “Vizatime të një jete” në galerinë e Fakultetit të Arteve Pamore. Dëshira e artistit që është 100 vizatimet që ai ekspozon të jenë një dëshmi, që përbëjnë indin e qytetërimit tonë, që ka qenë i ngurtësuar në kode, por rryma historike e ka thërrmuar. Piktori Lekë Tasi rrëfen se si ka lindur dëshira e tij për të vizatuar, por edhe sesa e vështira ka qenë që të integrohej gjatë regjimit komunist në tregun e artit pamor.

 “Këtu jemi përpara vizatimeve edhe akuarialeve që kam bërë në vitet ’50-60. Ka pasur një periudhë studimi fillimisht, sepse pa e ditur vet kërkoja që të arrija profesionalizmin e piktorëve që kanë qenë me shkollë. Kam arritur që të kem një lloj aftësie të tipave të ndryshme. Por më pas erdhi momenti që unë shikoja albume, me piktura moderne, jam tërhequr prej tyre edhe jam munduar që të shpreh në mënyrën më moderne. Erdhi momenti i ndryshimit të stilit më modernë në zhvillimin tim stilistik. Tregu i artistëve këtu ka qenë i ndaluar për mua, sepse unë isha i tërhequr, kam qenë jo i njohur edhe pastaj në internim, pas ’90-s ekspozova në galeri, kam marrë pjesë tek ‘Onufri’ edhe në përgjithësi kanë qenë të huajt që m’i kanë blerë pikuarat. Edhe kjo më inkurajonte”, shprehet piktori Lekë Tasi.

Piktori Lekë sot e ndan kohën mes pikturës, shkrimeve në kompjuter, librave dhe artikujve, na rrëfen edhe sekretin e jetëgjatësisë së tij.

“Të jetuarit në lëvizje, mënyra e matur, duke mos u lodhur shumë, duke mos ngrënë shumë, duhan jo”, thotë Tasi.

Artisti Lekë Tasi karrierën e tij e nisi si violonçelist, por 15 vite internim në Garbian të Lushnjës do të bënin që ai t’i ndërpriste marrëdhëniet me këtë instrument. Megjithatë, ai sot mendon se: “Edhe eksperienca e dhimbshme produktive shumë herë”, vijon ai.

Dëshira e Lekë Tasës është që brezat e rinj artistë të përvetësojnë elementë të rinj art, në pikturë, letërsi edhe muzikë.

“Është ndihmëse që të ndjekin koncertet edhe muzikën popullore të vendeve të ndryshme, sepse janë një ndihmë shumë e madhe në jetë”.

Gjatë hapjes së ekspozitës ishte e pranishme edhe themeluesja e Harabel (Platformë për Artin Bashkëkohor) Ajola Xoxa, se bashku me ministren e Kulturës Elva Margariti.

 “Harabeli bëri 1-vjetorin e tij. Edhe për këtë nisëm që të mendonim se kush do të ishte eventi që do të shënonte këtë 1-vjetor të Harabelit. Donim një artistë të madh shqiptar, që përveçse punës së mirë, të kishte dhe një shpirt të mirë dhe një lloj mungese kohore, por që kishte qëndruar i paprekur nga uljet edhe ngritjet politike-ekonomike edhe sociale, që kanë ndodhur në Shqipëri. Për këtë ramë dakord për Lekë Tasin. Ishim njohur me pikturën e tij, por u njohëm edhe me vizatimet që janë në këtë ekspozitë”, shprehet Xoxa.

Mbi të gjitha admirimi është gjithmonë për artistin, kur arrin që të ndajë copëza të jetës së tij me të tjerë.

“E vlerësojë shumë sepse të ndash çastet e lumtura edhe me të vështira të jetës është një akt kurajoje, që ju po e tregoni me prezencën tuaj, që me 90 vite mbi supe, duhet që të jeni të gjithë një shembull”, thotë ministrja e Kulturës, Elva Margariti. 

Ndërsa, kuratori i ekspozitës, Zef Paci tregon se kjo është ekspozita e parë me vizatime e artistit.

“Një datëlindje orvatet sa të kujtojë vitet e  kaluara, aq edhe momentin e lindjes, edhe bashkë me lindjet edhe dhuntitë që ka njeriu. Leka e pati një mjet shprehës vizatimin, edhe pse ndoshta në disa rrethana ka qenë i detyruar. E mbajti gjithë kohës, duke nxjerrë në mënyrë të sinqertë. Vizatimet janë të ekspozuara nga para e mbase. Salla në të djathtë ka vepra, vizatime të realizuara para viteve ’90. Ndërsa, salla tjetër ka një situatë më të trishtë edhe melankolike. Janë elementët e lojës, të ikjes, sepse në përgjithësi Leka është një artist që thotë se elementi social qëndron në vështrimin e të tjerëve edhe jo të vetes”.

Ekspozita do të qëndrojë hapur deri në datë 28 prill në galerinë e Fakultetit të Arteve Pamore.  

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja