Najada Hamza çel ekspozitë tek Artet. Artistja: Nisi gjatë pandemisë. U frymëzova nga gobelinat mesjetare!

Artistja Najada Hamza prezanton për publikun ekspozitën personale në galerinë e Fakultetit të Arteve të Bukura. Artistja na rrëfen se ekspozita e konspektuar në tre hapësirat “Sepse shpresa më jep forcë, që të mos kem frikë”, “Na lini ne të jetojmë, se një ditë do të vdesim” dhe “Rosa mundi”. Ndonëse ekspozita ka lind gjatë pandemisë Covid 19, për të Najada Hamza është frymëzuar nga tapiceritë mesjetare

 “Artisti kërkon përherë një motiv për të ngritur veprën e tij. Por s’ka qenë qëllimi im për të mbështetur tek mesjeta, ndonëse unë çmoj shumë ndriçimin e asaj periudhe, edhe pse cilësohet si një periudhë e errët. Në rastin konkret unë jam frymëzuar nga disa pjesë të historisë së artit të kësaj periudhe, që janë gobelinat mesjetare, që për mua janë një dashuri, pasi janë një pjesë shumë e rëndësishme e formimit tim artistik”, shprehet artistja Najada Hamza.

Procesi i transpozimit realizohet përmes përjetimeve personale të artistes, sikundër e shpjegojnë kuratorët Arba Baxhaku dhe Ardian Kapo për veprat e ekspozuara në të tre sallat. Fillimisht nis me zbërthimin e armaturave në pjesë të veçanta, në koka-helmetë e zbrazët edhe torso-parzmorja, e një mendje të ngujuar për shkak të pandemisë
“Në sallën e parë janë përkrenaret që prezantojnë izolimin psikologjik edhe mendor, që kemi pas gjatë këtij viti shumë të vështirë, për t’u mbrojtur karshi diçkaje të cilën ne nuk e shihnim. Më pas vijmë në sallën e dytë që kemi parzmoret, ndalesën fizike që bëjmë duke refuzuar njeri tjetrin, vetëm se ishim në një luftë që duhet ta jetonim”, tregon artistja.

Përmes “Rosa mundi” artistja i jep zë shpresës për normalizim të jetës tokësore, sepse shpresa për të është thelbi i vet jetës
“Trëndafili ka qenë një gjë që më ka shoqëruar tërë kohës që bëra veprat. Nga cikli i luleve, përzgjodha Rosa Mundi-n. E kuqja është një pikë që shpërndahet në të gjitha veprat. Kjo kulmon në sallën e fundit, që kthehet në një instilacion të madh”, përfundon Najada Hamza.

Ekspozita do të qëndrojë hapur në galerinë e Fakultetit të Arteve të Bukura.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja