Si vuajtëm dhe jetuam në internim! Esencë-Report Tv

Lekë Tasi dhe Simon Miraka janë dy ftuar tepër të rëndësishëm jo vetëm për bisedën që ata kryen në Emisionin Esencë në Report Tv që drejtohet nga Eljan Tanini, por edhe për jetën publike, sociale dhe shoqërore shqiptare!

Emisioni Esencë, shfaqet në Ekranin e Report Tv çdo të premte dhe të dielë në orën 21:00.

Eljan Tanini: -Zotni Miraka, pse është dënuar familja juaj?

Simon Miraka: -Në internim kemi vuajtur plot 44 vjet. Nisëm në vitin 1945 dhe u liruam në 4 korrik të vitit 1989. Jemi familje me armë në krah kundër çdo pushtuesi. Gjyshi jonë ngriti flamurin ë pavarësisë më 8 Dhjetor të vitit 1912 në Qelës të Pukës, më Dom Gaspër Thaçin dhe Frrok Kolë Bajraktarin. Xhaxhai jonë Kolë Bibë Mirakaj ka qenë ministër nga Maji të vitit 1943 deri kur erdhi qeveria e re. Xhaxhai jonë ka shpëtuar hebrenjtë më dokumenta, firmë ë vulë për pajisjen me dokumenta të hebrenjëvë. Me më shumë se 300 ose 400 burra baba  ndenji në mal për shumë vite. Baba u arratis në Ish Jugosllavi, ndërroi jetë në vitin 1978. Ndenji në mal nga viti 1944 deri në 1951. Qëndronte në mal, si Tropojë, Malësi ë Madhe, Mirditë etj… Familjet ë tyre e pësuan më vonë, pra familjet tona. Baba ndenji në Podujevë në kamp, prej aty vajti në Romë te i vëllai, e më pas në SHBA

Eljan Tanini: -I mbanit lidhjet me babain?

Simon Miraka: -Ishin vite disi më liberale, nga viti 1954 deri në fund të vitit 1965. Shkëmbenim letra, ai shkruantë më makinë shkrimi, më pseudonim. Jo me emrin Pal Biba, por Dalina. Ne i çonim fotot tona. Edhe hidhërohej edhe gëzohej. Ta kesh familjen në një trysni të jashtëzakonshme dhe të mos e kesh! Ata kanë plas nga dhimbja por edhe nga trajtesa ë keqe ë familjes këtu. Një mik i familjes sonë, i kunatës, i vdes ë shoqja në moshën 69 vjeçare. Ishte familje që në na gjindej shumë. Kalon një kohë e gjatë nuk vjen. Kunata i shkon në shtëpi një ditë e gjen atje të paralizuar. Vendosëm me e marr, sepse nuk kishte fëmijë. Problemi ishte se duhet të më pyesnin edhe mua, por mua s’më vinte prej durësh ti bëja ysmet. Nuk lëvizte fare i pëlqente pak rakia, shkonim në darkë e pinim raki me të.

E thoshte shpesh: -Eh Pal Biba, djemtë ë tu po i gëzoj unë!

Eljan Tanini: -Lekë Tasi, pse u internuat ju?

Lekë Tasi: -U internuam pasi babai, xhaxhai, daja dhe dy kushërinjtë tanë kishin qenë nëpër burgje. Ata kishin vdekur në kohën kur ne vajtëm në internim, në vitin 1975. E gjitha erdhi si pasojë e tyre. Unë kam punuar për 20 vjet si orkestrant në Opera dhe më pushuan, punoja si punëtor më pas.

Eljan Tanini: -Si e mbani mend ditën e internimit?

Lekë Tasi: -Çfarë mobiliesh kishim na i kishin sekuestruar që në fillim, që në vitin 1945. Ne kishim ca mbeturina. Na dërguan dy kamionë, por kishim shumë libra. Gruaja na gjeti disa dërrasa të mira. Kështu të nesërmen i morëm të gjitha dhe vajtëm në Grabian.

Eljan Tanini: -Ku qendruat së pari?

Lekë Tasi: -Ishim nja tre-katër familje që vajtën atje. Ndarja e shtëpive u bë nga oficerët. Ne na takoi ish kuzhina e sektorit. Dy dhoma pa banjë, një barakë me tek tullë, me shtylla betoni e mbuluar me llamarina. Baraka jonë ishte në fushë, mes dy kodrave. Na thanë që ju do të paraqiteni në apel në mëngjes dhe në darkë. Filluam punën pas dy-tre ditësh, vajtëm në Lushnjë në këmbë 20 km. Një herë ishte një det me baltë, unë nuk kisha çizme as vëllai. Na dhanë çizme të arnuara, bëja punë duke mbajtur misër të lagur në kurriz. Pas një muaji nisa të bëj  kanale kullimi. Gjatë gjithë 20 viteve internim kam punuar shat, lopatë dhe heqje rrodhesh  nga delet. Vëllai hyri në vaditje.

Eljan Tanini: -A paguheshit?

Lekë Tasi: -Po, rroga mezi na dilte për ushqim! Mundimi më i madh nuk ishte puna por radha te dyqani. Malli bujqësor nuk prodhohej në vend, as buka, ajo vinte nga Lushnja. Ishte sektor shtetëror, donin të provonin si mbahej kjo gjë nga qendra.

Eljan Tanini: -Sa e kishit rrogën?

Lekë Tasi: -Nga 2 mijë deri në 1 mijë e pesëqind lekë! Dita e punës ishtë 160-180 lekë. Mundonim të kalonim normën. Por prapë nuk ia dilnim.

Lekë Tasi: -Fëmijët i lindët atje?

Leklë Tasi: -Po, atje ishim të gjithë të dedikuar mbijetesës. Mamaja ime ishte rrobaqepëse. Kjo gjë ishte e ndaluar, megjithëse edhe banorët e shkelnin këtë gjë, vinin natën. Kur e thirrën një herë Teftën, motrën time, ata e pyetën: A qepni?

-Po, tha ajo pa asnjë kundërshti.

Eljan Tanini: -Më pas çfarë ndodhi me motrën?

Lekë Tasi: -Ne e kundërshtuam me fakte. Ata mbyllën një sy më pas. Duhet të mbijetosh.

Eljan Tanini: -Ka një histori motra juaj Tefta me mollët?

Lekë Tasi: -Tefta u arrestua dhe u gjykua sepse ka sharë mollet në dyqan. U bë një demaskim i saj në publik në kinemanë e qytetit, u sha u ofendua. Ne nuk e duartrokitëm këtë gjë. Kjo i ndezi gjakrat, nga kinemaja deri në shtëpi na hodhën gurë. Ylli vëllai u plagos në majë të kokës, ndërsa unë nga pas. Edhe i terrorizuan fëmijët e vegjël në shtëpi, vazhdoi hedhja e gurëve  2 ditë resht, u thyen xhamat e shtëpisë. Ditën ë tretë e arrestuan Teftën në mënyrë demonstrative. Ajo u dënua në Lushnjë, pas 3 muaj hetuesie po në Lushnjë, sepse në pakot që i dërgonim ne nuk lejohej asnjë ushqim i kripur por vetëm gjëra me sheqer e brumëra. I ra tensioni,  7 me 3 vetëm atëherë e lanë të dergjej, se në të gjitha hetuesitë e Shqipërisë lejohej të rrije ulur, vetëm në Lushnjë jo. Ushqimi e dobësoi shumë. U vizitua. Doktori i tha së ke tension të lartë. Më ne në internim ishte vëllai, motra, nëna. Vëllai i madh ishte i dëbuar në Shkodër. Babai bëri 20 vjet burg më parë.

Eljan Tanini: -Pse bëri babai burg?

Lekë Tasi: -Sepse ata thonin që ishte kundërshtar i komunizmit. Ishte politikan i djathtë. Xhaxhai kishte qenë gazetar në Amerikë dhe kishte pranuar të ishte pjesë ë qeverisë kundër një regjimi policor të gjermanëve…

Eljan Tanini: Zotni Simon, ju keni lindur në internim?

Simon Miraka: -Jo, unë nuk kam le në internim. Shkodra kishte dikur një sitem me 13 burgje. Në një nga ato shtëpi burg kam le unë. Ishin familje tregtare, familje të pasura, familje që e kishin kundërshtu komunizmin. Pas një muaji erdhën makinat, ushtria e mbrojtja, i nxorën në mënyrë brutale nga këto shtëpi burg. Isha një muajsh, më mbështollën me disa lecka shpejt e shpejt. Na çuan në Berat. Nana më tregonte që na futën në një shtëpi të braktisur, te Shtëpia e Pashait. Pastaj na çuan në Kalanë e Beratit. Na kanë dhënë 300 gramë bukë misri  thatë. Nëna më mbante me gji. Na kanë ndihmuar edhe tregtarët e Beratit. Sa nana i thoshte mos na sillni ushqime sepse nuk ju paguajmë dot. Ata na i sillnin me na ndihmuar. Në vitin 1949 kur u prishën lidhjet me Jugosllavinë na çuan në Kampin e Tepelenës. Aty kanë vdekur rreth 1000 vetë dhë janë pa varr, varret i kanë lëvizur 3 herë. Në fillim varret i lanë jashtë telave, pas 2-3 muajsh pa u dekompozur mirë trupi i zhvarrosën dhe i çuan te Ura e Bënçës, 2-3 km më larg. Familjarët i zhvarrosën nga aty e i çuan të afërmit e tyre buzë lumit. Autoriteti i Dosjevë ka mbjellur nja 300 qeparisa po atje për të kujtuar shpirtrat e këtyre njerëzvë e fëmijëve. Jeta ishte mizerabël, na jepnin ballgur, grur i shtypur me krimba. Ishim të rrethuar me tela me gjemba. Kishte raste kur oborri ishte i minuar nga lufta Italo-Greke, sepse ato kazermat kishin qenë të Italisë. Nënat e shkreta mbanin pak pasterti me zi rrobat dhe fëmijët afroheshin të ngroheshin, qellonte që të shpërthente mina e ndodhte ajo që ndodhtë! Kishte raste që i vdiste fëmija, e nuk e tregonte që të merrte racionin e ushqimit. Ushqimi merrej në mëngjes dhe në darkë. Nuk na u dha mundesia me shku në shkollë, shkolla ishte disi në kodër për jetën tonë të pa ushqyer. Kishim furrin e bukës aty brenda, por buka ishte gjithë baltë. Nënat mundoheshin për ato koret e bukës, i thanin, na i jepnin me ujë. Fshatarët ishin vetë të varfër, na jepnin ndonjë herë bukë më gjizë, gjë e madhe per ne. Pasi motra mbaroi klasën e shtatë punonte. Fëmijët mblidhnin manaferra, gorica, dhe na i sillnin. Ne na rritën nanat, ato ishin heroina, përveç punës së rendë dhe

presionit psikologjik. Pas vdekjes së Stalinit na çuan në Lushnjë. Puna ishte më ë mirë, na u dha mundësia edhe me vazhdu shkollën.

Eljan Tanini: z.Lekë Tasi, çfarë punonit atjë në Grabian, kur sëmureshit, ku shkonit?

Lekë Tasi: -Ushqimi ishte i mirë, kishim bukë gruri. Ishte fermë, ishte vitrina e sistemit bujqësor. Kam punuar në fermë me orar, vetëm në verë kur ishte prashitja, norma e madhe na detyronte ta zgjasnim vetë orarin. Shpërblimi ishte i metë. Brigadierët kursenin fondin e pagave. Nuk na paguhej haku i punës. Në çdo 15 ditësh na e harronin pjesën e pagës, na e hiqnin. Kjo na çonte edhe në grindje. Kujt i haej haku çonte në ofeza kundër sistemit. Një djalë shumë nevrik i tha brigadierit, se nëse nuk më jep lekët unë të bie me kazmë. Më pas bëri 1000 fishin në burg, në minierë. Të ishe në një fermë shteterore ishtë grada më optimale për një të dënuar. Njerëzit e vuajtur në kooperativa hiqnin më shumë së ne. Popullsia ishte e ndarë në dysh. Kishte njerëz  që na flisnin pa asnjë pengesë, kishte të tjerë që druheshin dhe na shanin ndonjeherë. Kjo është pasojë e sistemit që i la njerëzit në grindje. Grindje për jetë, për çdo gjë.

Eljan Tanini: -Ashtu edhe në radhë për ushqimin e caktuar?

Lekë Tasi: -Na detyronin të prisnim më shumë. Kishte të privilegjuar që vinin pa radhë, në fund pas dy orë pritjeje ikje edhe pa gjë. Pazarin e bënim në fshat. Per mish do të vriteshe. Kur pastroheshin kanalet ishte festë. Sepse nxirnin ngjala prej aty. Rrallë vinte peshku!

Eljan Tanini: -Zotni Simon, në këtë internim të gjatë, çfarë keni punuar kryesisht, më çfarë jeni marrë?

Simon Miraka: -Unë punën e kam fillu në vitin 1965. Shkollën fillore e bëmë në Savër, ndërsa 7 vjeçaren në qytet, Savra është 4 km larg, e bënim në këmbë. Gjithmonë mëngjes e darkë paraqiteshim në apel te sigurimi, te njeriu i besuar i partisë. Sidomos për raste të veçanta të Partisë. Zyra e apelit ishtë në Savër në rrugë, operativi kishte një zyrë po atje. Takoheshim në 6-7 të mëngjesit. Na e mbanin edhe 10% të pagës. Jeta ishte shumë e vështirë, puna ishte e rëndë, ishte pasiguria ajo që rëndonte. Të gjithë ishim në brigada të ndryshme. Kjo e rëndonte më shumë jetën tonë. Ditën e ndanim në dy pjesë, ajo mes injorancës dhe punës së rëndë, dhe ajo pasdite ku vinim në shtëpi që degjonim radion po në shtëpi si Sanremo etj… Kishim libra dhe përkthime përveç librave të shkollës, përkthime nga letërsia ruse, franceze, angleze. I jepnim kuptim jetës duke pasur edhe bibliotekat tona të ndara. Dënimet na i jepnin një herë në 5 vjet. Ishte një oficer që na e komunikonte këtë fakt. Më 26 qershor të vitit 1989 na komunikojnë dënimin e 10. Ne ishim në kontakt me të gjitha, edhe me radion dhe Italinë. Më 4 korrik të vitit 1989 na komunikojnë diçka të re. Ne u shqetësuam  sepse nuk na hynte njeri si ata në shtëpi. Na dha një lajm të mirë. Ti Sokol e ti Simon jeni liru. Gëzimi me lot i fëmijëve ishte i madh, e pritëm me kënaqësi dhe jo me entuziazëm. Unë kisha motrën në Savër, por s’më jepnin leje. Kisha djemtë e axhës në Gradisht dhe nuk i takoja dot, sepse ishin dënuar më 7-8 vjet burg e nuk shkonim dot. Na u dha mundësia me shku e me taku njëri tjetrin. Kështu nuk do kishim nevojë me marr leje te operativi

Eljan Tanini: -Si ia bënit për të shkuar te doktori?

Simon Miraka: -Ndoshta ajo puna në ajër të pastër na ka kalit. Kishte raste me shku te dentisti. Qendra në Gurzaj e kishte mjekun, dentisin, e për këtë gjë ne duhej të merrnim leje me shkrim nga ai që na bënte apelin, leja ishte një poezi e madhe nga ajo e tipit që filani nga kjo orë në atë orë lejohet të shkojë… Ishte më kollaj të shkoje në hënë se te dentisti.

Eljan Tanini: -Lekë, po ju?

Lekë Tasi: -Unë kam humbur dhëmbët për mungesë leje. E kishin inat këtë gjë, sepse duhet që ne të përuleshim. Sjellja, edhe po të ishte formale shumë nga ata nuk të pëlqenin. Sepse kështu tregoje ftohtësi nga ana e tyre. Me njerëzit e mirë të pushtetit edhe i begenisnin. Bashkë me ne erdhën edhe nja 4 a pesë familje. Edhe ish të pushtetshëm edhe ish të përndjekur. Ishte familja e Petrit Dumes, ishim atje kur e morën vesh lajmin për vdekjen e tij. Ata që e respektonin atë kur Petrit Dume shkonte atje për gjueti, tani e shanin.

Eljan Tanini: -Po ju z.Miraka keni pasur familje të tilla?

Simon Miraka: -Kemi pasur familjen e Kapedanit të Mirëditës Markagjonit, djalin Dedën që ka bërë 2 herë burg, motrat me nipa, djalin e Fiqiri Dines, djalin e Hamit Matianit, familjen e Spahiut nga Koleksiani i Kukësit. Ishin të shperndamë, familja Dosti në Gradisht, Preng Previzit në Gradisht, familja Dema etj...

Eljan Tanini: -A votonit ju z.Simon?

Simon Miraka: -Ehhh, ajo puna e votës ishte për humor. Shkonim atje, emrat ishin gati. Para mjedisit ku votohej kërciste daullja. Votat që kërcisnin ishin deri në vitin 1955. Fleta e votimit ishte me një person. Në orën 7 ose

7e30 kishte marrë fund votimi, së zgjoheshim në 4 ose 5 të mëngjesit.

Eljan Tanini: -Në kushte të veshtira si i bënin funeralet?

Simon Miraka: -Ne na vdiq nëna në kamp, në Gjaz. Ajo shtrohej në spital 2 ose 3 herë në muaj, ne nuk na jepnin leje me e pa. Ajo ndërroi jetë më 14 mars të vitit 1974. Sektori atje na dha si racion gjysmë kile kafe 600çe dhe pesë kile mish lope. Pavarësisht se ne ishim të internuar, një fshatar mik i vëllait preu viçin dhe na dha nja 20-25 kile mish. 2-3 gra nga ne kanë shërby atë ditë, erdhën 2-300 veta, njerëz nga ata që lëviznin lirshëm. E varrosëm buzë Kishës Orthodhokse, ishin prish kishat dhe xhamitë në atë kohë. Pas do kohe e rregulluam varrin.

Eljan Tanini: -Lekë, po te ju si bëheshin dasmat dhe funeralet në Grabjan?

Lekë Tasi: -Varet si është personi që gjendej në administratë. Sepsë po të dojë osë jo, nuk të jepte as makinë për ta përcjellë për në banesën e fundit.

Eljan Tanini: -Po dasma kishte?

Lekë Tasi: -Dasma po, çdo të dielë në kohën e duhur.

Simon Miraka: Kishte të rinj që kishin krijuar edhe ndonjë orkestër me ato vegla modeste.

Lekë Tasi: -Një djalë kur u burgos, dikush tha: -Ja, s’do të shohë më dasma. Biblioteka nuk frekuentohej, as televizori. Ky i fundit vetëm  për ndeshje. Ne televizorin e sollëm nga Tirana.

Eljan Tanini: -A vinte fshati te ju për të parë televizor?

Lekë Tasi: Miqtë tanë, rreth i ngushtë, të internuarit po.

Simon Miraka: -Aty në Gjaz kishte ardhur një këpucar. Ishte me origjinë nga Leskoviku, babën ia kishin pushkatu. Ra në dashuri me vajzën e një katundari aty, baba i saj ishte infermier. Rinia dhe partia u alarmuan, ishte e pa pranueshme. Një ditë vjen një makinë me portretin e Enver Hoxhës në krye, dhë vijnë i marrin gruan e ia çojnë në Divjakë, e martojnë andej.

Eljan Tanini: -Si e pritët demokracinë, të mirë, të bukur, të mbarë apo hajd mo?

Simon Miraka: -Ne vetëm në tualet shkonim pa leje. E vetmja kenaqësi ishte mundësia me shku te njeri tjetri. Nuk na jepnin mundësi me shku as më hedh dy grusht dhe.

Eljan Tanini: Me bashkëshorten ku u njohët?

Simon Miraka: -Jam njohur në Tiranë, vajzë nga Puka le e rrit në Tiranë. Edhe ajo të atin në burg, kishte bërë burg për Fishtën, se përse nuk studiohet, kishte bërë nja 5-6 vite në Burrel, pastaj në Zvërnec, kohë kjo që e kaloi mirë për të përkthyer Komedinë Hyjnore me një gjuhë më të pastër, ndryshe nga Pashko Gjeçi. Quhet Mark Ndoja, profesor letërsie. Pasi i ra paraliza e sollën në Tiranë. Pati tre fëmijë, gruan time dhe dy djem.

Eljan Tanini: -Sa vjeç ishit kur e bëtë djalin?

Simon Miraka: -Kam qenë rreth 50 vjeç.

Eljan Tanini: -Dëgjoni ju që nuk doni të bëni fëmijë? Bravo i guximshëm!

Eljan Tanini: -Leka, si ishte për ju demokracia, e çmendur, bukur, e pastër?

Lekë Tasi: -Ne shpresuam. Humbëm disa vjet kot me shpresa.

Eljan Tanini: -Sa vjeç jeni sot?

Lekë Tasi: -95 vjeç, në prill i mbush

Eljan Tanini: -Një mesazh kam për ata që na ndjekin dhe që shpresojnë pak më shumë: “Mos harroni, Shqipëria nuk shkon dot në Bashkimin Europian, po nuk dënoi krimet e komunizmit dhe po nuk vlerësoi jetën e ktyre njerëzve".

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Demir: 03/03/2024 22:02

    Këto të dy mirë që kanë vuajtur por e kanë patur të keqen nga brenda pasi vetë shokët e tyre i kanë spiunuar. Simoni është për president, ka ndihmuar dhe të djathtë e te majte

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ Mbyllja e TikTok, 81% e shqiptarëve pro vendimit të qeverisë

Sondazhi/ Mbyllja e TikTok, 81% e shqiptarëve pro vendimit të qeverisë