Makinat e ëndrrave të Hollivudit janë ekspozuar për vizitorët në Los Anxhelos, në SHBA. 40 modele të makinave më të famshme në historinë e kinemasë kanë dalë në dritë në “Petersen Automotive Museum”.
"Ne tregojmë historinë e këtyre makinave, përse ato u krijuan, si u krijuan dhe si u përdorën”, shpjegon Leslie Kendall, kurator në Muzeun Automobilistik Petersen . "Shumë prej këtyre makinave kanë qënë pjesë përbërëse e “arkitekturës” së skenave filmike, shumë prej tyre u përdorën dhe disa të tjera u krijuan në mënyrë specifike, sepse ato ekzistonin vetëm në formatin dixhital".
Për Glenn Oyoung, edaktor i faqes së internetit “LACar”: “Makinat e Hollivudit janë një përzierje e dizajnit, argëtimit dhe transportit. Të qënit të gjitha bashkë në një ekspozitë, është vërtet e mahnitshme".
"Në vitin 1984 kam qenë shumë me fat. Kam marrë një telefonatë dhe zëri në anën tjetër, më kërkonte të ndërtoja një makinë për filmin “Back in the future” shpjegon inxhinieri Michael Scheffe. “Producentët e filmit dëshironin një model të pabesueshëm të “DeLorean”, një makinë që mund dhe të fluturonte. Mu desh të kërkoja shumë për të mbledhur materialet e duhura për ta ndërtuar. Ishte një eksperiencë e pabesueshme”
Në qytetin e filmave, Los Anxhelos, adhuruesit e filmit, fantashkencës dhe makinave, mund të admirojnë gjithçka motorrike që bënë historinë e kinemasë, deri në muajin mars të vitit 2020.
Përgatiti Ilir Çuçi.
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.3%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4399
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Hetimi për vdekjen e yllit të Friends’ Matthew Perry, disa figura të Hollivudit merren në pyetje
26 Qershor, 15:37
-
VIDEO - Reperi i famshëm dhunon barbarisht ish-partneren në hotel
18 Maj, 10:07
-
Djali i aktorit Nicolas Cage, në kërkim nga policia! Akuzohet se ka dhunuar fizikisht nënën e tij
6 Maj, 14:50
-
146 ditë 'paralize', përfundon për skenaristët greva më e gjatë e Hollywood-it! Ekspertët: Mbi 5 miliardë dollarë humbje! Për aktorët, kontrata e papërmbushur!
25 Shtator 2023, 19:08
-
VIDEO/ Ndizet Los Angeles, Arsenali leksion Barcelonës! 8 gola vendosin ndeshjen
27 Korrik 2023, 10:19
-
Nga ‘Gladiator 2’ tek ‘Avatar’, ‘ngrijnë’ produksionet gjigande të Hollywood! Pagat e inteligjenca artificiale,160 mijë yje i bashkohen grevës së skenaristëve: Të rezistojmë!
14 Korrik 2023, 14:03
-
Tmerri i Los Angeles! Lirohet pas 52 vitesh ‘engjëlli i vdekjes’ së kultit Manson
12 Korrik 2023, 16:07
-
NBA/ Celtics dhe Cavaliers bëjnë detyrën, Oklahoma befason Clippers
22 Mars 2023, 15:03
-
Qarku i Los Angeles detyrohet t'i paguajë 29 milionë dollarë Vanessa Bryant
1 Mars 2023, 16:40
-
Los Angeles do t'i paguajë gruas së Kobe Bryant 29 milion dollarë për pamjet e publikuara nga aksidenti tragjik i 3 viteve më parë
1 Mars 2023, 07:50
-
Filmi fantastiko-shkencor 'Everything Everywhere All At Once' hyn në histori, fiton katër çmime SAG 2023
27 Shkurt 2023, 15:22
-
Koreja e Veriut një tjetër 'sulm' ndaj sjelljeve perëndimore, 6 muaj punë të detyruar për prindërit që lejojnë fëmijët të shohin filma të Hollywood-it
25 Shkurt 2023, 15:47